Kryeministri Edi Rama, gjatë takimeve të ditës së sotme në qytetin e Korçës, ndër të tjera, premtoi ndërtimin e një stadiumi modern.
“Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, do kemi edhe Kukësin me stadium. Meqenëse keni Elisën deputete, ka shanse që pas Kukësit, të bëhet stadiumi edhe në Korçë”, – tha Rama fillimisht.
Më pas, në fjalimin e tij, në lidhje me detajet për stadiumin e ri, ai shtoi:
“Kemi një plan për rindërtimin e stadiumit. Korça e meriton dhe nuk mundet dot që në gjithë këtë modernizim, ne të lëmë akoma për një kohë të gjatë stadiumin në atë gjendje që është, që është qesharak.
Do investohemi seriozisht për të bërë një stadium model të standardeve apo dhe modelit që është vendosur këtu, për çdo ndërtim të ri që bëhet në Korçë.”