MENU
klinika

Shkenca

Pulat OMGJ fabrikat e ardhshme të ilaçeve

12.02.2019 - 18:16

Fabrikat e ardhshme të ilaçeve mund të jenë pulat, ky është përfundimi i një studimi të publikuar nga BMC Bioteknologji, në të cilën disa mostra janë modifikuar gjenetikisht për të prodhuar vezë, të cilat përmbajnë proteina njerëzore me potencial terapeutik.

Studiuesit e ”Roslin Institue” në Edimburg, të famshëm për delen Dolly, kanë modifikuar gjenetikisht disa pula për të prodhuar dy proteina, IFNalpha2a dhe makrofagëve-CSF, të vlefshme për përmirësimin e sistemit imunitar të njeriut, e para me antivirale dhe antitumorale dhe e dyta thelbësore për të stimuluar indet për të riparuar veten.

“Me një proces të thjeshtë të pastrimit u mjaftuan vetëm tre vezë”, shkruajnë ata, duke shtuar se ”ato kanë qenë të mjaftueshme për të prodhuar doza klinikisht relevante të përbërësve aktivë”.

“Për momentin, proteinat e marra në këtë mënyrë janë përdorur vetëm për analiza laboratorike, por ky studim tregon se pulat janë një alternativë, që mund të përdoren për të prodhuar proteina, ilaçe dhe aplikacione të tjera bioteknologjike’’, theksuan autorët.