MENU
klinika

Detajet

Vjedhjet/ Elbasani dhe Shijaku zgjohen me bankomatet “bosh”

14.02.2019 - 08:54

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, teksa autorët kanë thyer bankomatin me mjete të forta duke marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. I njëjti bankomat është tentuar të grabitet edhe disa javë më pare. Forca policie vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 14.02.2019, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë. Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu edhe në lagjen “Kongresi” të qytetit të Elbasanit, një person i paindetifikuar ka hyrë në ambientet e një “Agjencie për dhënie kredie të vogla” dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë rreth 50 000 lekë dhe është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po grumbullon çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e autorit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin