Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, propozoi përjashtimin nga kandidimi për kryetarët e bashkive të cilët kanë më shumë se tre mandate në drejtimin e njësive vendore.
Ky propozim nga KQZ, vjen i mbështetur në argumentin se ishte e shprehur në ligjin për organet e qeverisjes vendore, ku theksohet ndalimi i kryetarëve të bashkive që kanë mbi tre mandate.
Lidhur me këtë propozim, Partia Demokratike shfaqi kundërshtitë e saj duke theksuar se ligji fillon zbatimin në vitin 2017, pasi është votuar në vitin 2015 dhe nga ato zgjedhje fillon numërimi.
Ky qëndrimi i PD-së u kundërshtua nga Partia Socialiste dhe më tej KQZ, në vendimin e saj nuk përjashtoi nga kandidimi kryetarët e bashkive që kanë më shumë se tre mandate në drejtimin e njësive vendore.
Pas marrjes së vendimit pritet që Partia Socialiste t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për ta ankimuar atë.
Pas diskutimeve, KQZ e hodhi në votim propozimin, i cili mori 4 vota pro dhe 1 kundër. Propozimi nuk u miratua pasi kërkon së paku 5 vota pro, pasi ishte akt normativ që votohej me 3/5 e anëtarëve të KQZ-së.
Ja emrat që ka nxjerrë Instituti i Studimeve Politike teksa ka shkruar pak kohë më parë për mandatet e kryebashkiakëve.