MENU
klinika

Shpërthen Lady Gaga

“Rrjetet sociale, tualeti i internetit”

28.02.2019 - 20:22

Mjaftoi një shikim gjatë interpretimit të këngës “Shallow” mes Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper e menjëherë në rrjetet sociale nisën aludimet se mes tyre tashmë ka nisur një lidhje.

Por në intervistën për “Jimmy Kimmel”, Gaga ka shpërthyer ndaj rrjeteve sociale, ndërsa ka sqaruar se me aktorin janë vetëm miq.

“Pikë së pari, rrjetet sociale janë tualeti i internetit dhe ajo çfarë është bërë për kulturën pop është për faqe të zezë. Njerëzit panë dashuri, dhe, e di çfarë, kjo është ajo që donim që të tjerët të shihnin aty. Kjo është një këngë dashurie”, tregoi këngëtarja. Përveç intervistës, ajo është kujdesur që të sqarojë fansat edhe nëpërmjet një postimi në Instagram.

Gaga shtoi se të dy kanë punuar shumë si artistë që të transmetonin dashuri tek publiku, por nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali i 75 i Filmit në Venecia

Lady Gaga në Venecia, një yll i lindur!


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain