MENU
klinika

120 vjetori i klubit

Barcelona, veshje ndryshe nesër në “El Clasico”

01.03.2019 - 14:04

Barcelona ka përgatitur një fanellë të veçantë për ndeshjen e nesërme kundër Real Madrid. Kjo do të jetë “El Clasico” e dytë që zhvillohet këtë javë, pas fitores 3-0 së katalanasve në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Dy golat e shënuara nga Luis Suarez dhe autogoli i Raphael Varane bënë që Barcelona të kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Skuadra e trajnerit Ernesto Valverde do të tentojë ta përsërisë këtë sukses edhe të shtunën, kur përballet përsëri me skuadrën e Santiago Solarit, këtë herë në La Liga.

Edhe ndeshja e së shtunës do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, mirëpo fanella me të cilën do të luajnë lojtarët e Barcelonës do të jetë më ndryshe. Kjo pasi që katalanasit kanë vendosur ta veshin një fanellë të veçantë për përvjetorin e 120-të të klubit.

Fanella, të cilën Barcelona do ta veshë në këtë ndeshje, është e inspiruar nga ajo që katalanasit e kishin veshur gjatë viteve 1998-2000.

Triumfi i së mërkurës bën që Barcelona të jetë në finale të Kupës së Mbretit për të gjashtin vit radhazi, pasi e kanë fituar këtë trofe katër sezonet e fundit. Këtë sezon ata po shpresojnë se do ta fitojnë tripletën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN