MENU
klinika

Horoskopi, 08 Janar 2020

Dashi

Sot mbingarkesa në punë do jetë më e theksuar. Falë mbështetjes së disa kolegëve të mirë, do ta kaloni gjithçka me sukses. Sa i përket aspektit sentimental, gjithçka do të shkojë sipas planit.

Demi

Sot mund të përballeni me ndonjë shqetësim familjar kalimtar. Mos u shqetësoni sepse gjithçka do të zgjidhet me shpejtësi. Sa i përket jetës sentimentale, ajo duket perfekte.

Binjaket

Nevoja për të pasur sukses në karrierë mund të kërkojë më shumë angazhim nga ana juaj. Përpiquni të kaloni më shumë kohë në shoqërinë e partnerit tuaj.

Gaforrja

Një vonesë e përkohshme në marrjen e disa fondeve mund t’ju detyrojë të shtyni disa projekte. Mos e humbisni qetësinë për këtë. Vonesa mund të ndodhë për mirë në këtë rast. Sa i përket dashurisë, keni nevojë për një impuls të ri.

Luani

Tregohuni më mirëkuptues sa u përket kritikave. Edhe nëse nuk ju pëlqejnë, merrni më të mirën prej saj. Çdo problem i sotëm për të lindurit në shenjën tuaj është kalimtar.

Virgjeresha

Disa plane për udhëtime mund të duhet të anulohen për shkak të disa zhvillimeve të papritura. Do të shqetësoheni për pasojat, por mos e humbni energjinë tuaj. Ajo do të zhvillohet në një ditë tjetër më optimale.

Peshorja

Sot keni nevojë vetëm për qetësi dhe aspak për praninë e miqve apo telefonatave të pafund. Sigurohuni që të gjithë ta dinë se çfarë prisni, në mënyrë që edhe të mos ju bezdisin. Përpiquni të menaxhoni kohën tuaj.

Akrepi

Po prisni të dëgjoni disa lajme të mira. Çështjet e rëndësishme të karrierës mund të përfshihen në këto lajme. A duhet patjetër që të uleni dhe të prisni? Ndoshta një telefonatë nga ana juaj është e këshillueshme.

Shigjetari

Kjo nuk është një ditë e mirë për të udhëtuar. Nëse e keni të detyrueshme, atëherë përdorni rrugët tokësore duke shmangur fluturimet, pasi mund të hasni në disa vonesa që do t’ju krijonin shumë stres.

Bricjapi

Nëse keni kaluar ndonjë problem shëndetësor kohët e fundit është e këshillueshme që ta mbani atë nën kontroll. Disa vizita mjekësore do të jenë të mira për të sjellë edhe qetësinë mendore.

Ujori

Një mik apo koleg i përfshirë në një sipërmarrje mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Përpiquni të bëni më të mirën për ta ndihmuar. Do të ndiheni mjaft mirë për kontributin tuaj që keni dhënë.

Peshqit

Pavarësisht nga disa hapa të mëdha që keni hedhur gjatë disa muajve të fundit, një rënie mund t’ju karakterizojë nëse nisni të dyshoni tek aftësitë tuaja. Një bllokim i përkohshëm ka ndodhur, por duhet ta kaloni sa më parë atë.