MENU
klinika

Horoskopi, 1 dhjetor 2018

Dashi

Nervozizmi i tepruar mund të ndikojë në marrëdhëniet me të tjerët. Besojini këshillave të miqve dhe atyre që keni pranë. Bëni durim nëse po planifikoni për të investuar diku.

Demi

Nuk është momenti i duhur për të marrë përsipër gjëra që kërkojnë kohë e mund. Problemet financiare sot në mëngjes mund të bëjnë që të gjendeni në telashe.

Binjaket

Përpiquni të ruani balancën sa i përket shpenzimeve. Aktualisht nuk është momenti i duhur për të bërë blerje të shtrenjta.

Gaforrja

Ruani qetësinë në çdo gjë që bëni dhe merrni në konsideratë këshillën e atyre që ju rrethojnë. Mund të ndiheni të nervozuar për shkak të disa problemeve financiare.

Luani

Po kaloni disa momente ankthi në lidhje me shëndetin tuaj. Janë çaste kalimtare. Sa i përket dashurisë ndiheni mjaft mirë me veten tuaj.

Virgjeresha

Këshilla e miqve dhe atyre që ju rrethojnë mund të rezultojë shumë frytdhënëse. Sot do të merrni një lajm shumë të mirë e ndoshta edhe një vizitë të këndshme.

Peshorja

Mos rrezikoni me lojërat e fatit, sepse yjet nuk ju favorizojnë. Evitoni debatet e kota me partnerin, sepse nuk do të mund të zgjidhni asgjë.

Akrepi

Do të merrni një ofertë interesante pune që duhet ta analizoni me kujdes. Ndodhi të papritura do të bëjnë që të ndryshoni të gjitha planet që kishit bërë për sot.

Shigjetari

Mund të mos jeni në humor shumë të mirë për shkak të problemeve shëndetësore, por nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi është periudhë që do të kalojë shumë shpejt. Dashuria ecën mjaft mirë.

Bricjapi

Shanset për të bërë para janë të shumta, por duhet të dini si t’i kapni këto mundësi. Mëngjesin e sotëm mund të jeni me humor të keq.

Ujori

Ditë e mirë në sektorin e parave. Investimet favorizohen, ashtu siç favorizohen edhe aplikimet për punë. Në dashuri nuk keni shume fat.

Peshqit

Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni që të ngelni mbrapa. Gjë që nuk është kushedi se çfarë, zakonisht. Për të gjetur çelësin e problemit, nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos shpejtoni.