MENU
klinika

Horoskopi, 13 mars 2023

Dashi

Një atmosfere gëzimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Me ne fund pas një periudhe te qete dhe pa emocione te mëdha, zemra juaj do rrahe edhe me fort. Edhe beqaret do kenë raste interesante për te gjetur dashurinë. Ne planin financiar pritet fat me shumice. Kryeni investimet me te domosdoshme dhe përfitoni për te hequr disa lek mënjanë.

Demi

Venusi do ta mbroje ne çdo moment jetën tuaj ne çift sot. Do krijoni mure te forta ne mënyrë qe asgjë dhe askush te mos ua prishe harmoninë. Beqaret duhet te tregohen dinake dhe te kujdesshëm me personat qe do joshin, përndryshe mund te refuzohen kategorikisht. Mëngjesi do jete i përshtatshëm për te kryer ndonjë investim, me pas duhet bere kujdes.

Binjaket

Do Benit mire te mos rivalizoni me partnerin gjate kësaj dite sepse do keni debate dhe mosmarrëveshje me te. Gëzohuni me arritjet e tij dhe komplimentojeni. Beqaret edhe gjate kësaj dite do ngelen vetëm. Mundohuni te mos bini ne melankoli dhe largojeni pesimizmin. Ne sektorin financiar mos neglizhoni asnjë detaj dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin.

Gaforrja

Marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e bukur sa ju e prisnit sot. Disa mund te kenë edhe debate mbi një teme delikate, e cila ka shume kohe qe nuk gjen zgjidhje. Beqaret do ndikohen negativisht nga Neptuni. Do keni takime, por nuk do iu mbushet mendja te krijoni ndonjë lidhje. Ne planin material tregohuni te matur. Dëgjojini edhe këshillat e te afërmve.

Luani

Dite e animuar dhe e bukur kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Mund te keni ndonjë debat shume te vogël, por kjo do ndikoje aspak tek harmonia. Beqaret do ndihen paksa te braktisur nga yjet dhe do bien ne melankoli. Jupiteri do iu sjelle fat ne sektorin financiar. Beni shume kujdes me shpenzimet sepse shume shpejt mund te ngeleni pa asnjë lek.

Virgjeresha

Venusi do jete mjaft i favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e ngrohte dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret do e kërkojnë personin ideal shume larg, pa menduar se ai mund te jete fare afër tyre. Tregohuni me te vëmendshëm. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Beni shpenzimet me te nevojshme.

Peshorja

Lidhja juaj me partnerin do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite. Te nxitur edhe nga planetët do tregoheni me tolerante dhe te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene magnetike dhe joshës. Do arrini ta bëni për vete cilindo qe do iu tërheqë. Për shkak një te një blerjeje te madhe qe do kryeni, financat do kenë goxha tronditje. Beni kujdes!

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje, do e rigjeni entuziazmin gjate kësaj dite. Do e mahnitni ne çdo moment partnerin dhe ai do ndihet i lumtur ne krahët tuaja. Jete sentimentale e beqareve do ketë ndryshime. Përgatituni për emocione te forta. Merkuri do iu ndihmoje ta stabilizoni sektorin e financave. Përfitoni nga kjo për te shlyer borxhet e hershme qe keni pasur.

Shigjetari

Do jeni me te disponueshem për partnerin sot dhe do pranoni te provoni eksperienca te reja me te. Ambienti do filloje te ngrohet dhe te zbukurohet. Nëse jeni ende beqare, përfitoni nga mundësitë qe do iu krijojnë yjet për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Financat nuk do jene shume te mira. Ju nuk do tregoheni aspak te matur me shpenzimet dhe kjo do iu krijoje probleme.

Bricjapi

Si ju ashtu dhe partneri do jeni plot energji pozitive gjate kësaj dite. Do i tejkaloni sa hap e mbyll sytë mosmarrëveshjet e vogla qe iu kishin dale dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do jene me te qarte pe rate qe duan dhe do dini si te veprojnë pas disa takimeve interesante. Operacionet financiare do jene te favorizuara. Pritet qe gjithçka te shkoje mire ne këtë sektor.

Ujori

Klima për çiftet do jete e mire gjate kësaj dite. Disa do marrin vendime te rëndësishme e disa te tjerë do flasin për tema delikate. Gjithçka do zgjidhet qetësisht. Beqaret duhet te tregohen me te duruar nëse dëshirojnë te krijojnë lidhjen e ëndërruar. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe me vlere.

Peshqit

Pas një periudhe jo shume emocionuese, sot do afroheni me shume me partnerin tuaj dhe do flisni hapur me te. Sqarojini problemet pa arritur ne konflikte. Nëse jeni ende vetëm, ka gjasa te ndiheni me mire fale takimeve qe do realizoni. Beni kujdes te mos nisni asnjë angazhim serioz pa qene te sigurte. Financat nuk do jene te këqija megjithatë shpenzime te mëdha nuk duhen bere.