Mund të ketë një rënie të lehtë gjatë kësaj fundjave. Java ua ka shteruar të gjitha energjitë, kështu që është diçka normale. Për ata që janë vetëm është momenti për të vlerësuar zgjedhjet që do të bëjnë. Kujdes duhet treguar në raportet me miqtë dhe familjarët.
Po afrohet një periudhë e muajit shumë interesante. Bëni mirë që të mbani nën kontroll nervozizmin dhe kontrolloni raportet që nuk funksionojnë. Gjatë fundjavës do të përjetoni një raport dashurie më të qetë dhe do të rigjeni harmoninë me personin që keni në krahë. Si në dashuri edhe në punë, dikush do të luftojë për interesat e tij/saj.
Kjo fundjavë parashikohet me disa shpenzime më shumë. Më e keqja ka kaluar, por sërish bëni mirë që ta mblidhni dorën. Nëse keni përjetuar ndonjë zhgënjim në dashuri, nuk përjashtohet mundësia që të ketë takime interesante.
Jeni në luftë me të gjithë, ku tensionet dhe nervozizmi do të jenë kudo të pranishme. Kush është vetëm, bën mirë që të veprojë. Përpara jush mund të hapet një periudhë e cila parashikon një ndryshim vendimtar.
Ekziston mundësia që të fitoni një sfidë mjaft të rëndësishme dhe mbi të gjitha të merrni vlerë në punën tuaj. Fundjava do të fuqizojë të gjithë çiftet që janë në krizë dhe duan që të rikuperohen. Jeni disi të lodhur, por gjithsesi Saturni dhe Neptuni do të jen neutralë, duke mos ju krijuar më pengesa.
Keni një projekt të madh të cilin duhet ta vini në zbatim, ndaj mos hezitoni pasi qielli është mjaft i favorshëm. Fundjava do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Në dashuri do të keni mundësi të përmirësoheni, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Nuk ka nevojë që të krijoni ankth për më kot.
Vëzhgoni dhe mos veproni gjatë kësaj dite. Dikush mund të humb një njeri të afërt, një takim mund të anulohet dhe mund të ketë ndodnjë ndryshim programi. Ka një rënie fizike e cila do të shkaktojë nervozizëm.
Gjatë këtyre orëve mund të vijnë të reja të kënaqshme apo takime. Gjatë kohëve të fundit keni pasur çështje të ngarkuara ekonomike apo profesionale për të zgjidhur. Brenda pak kohësh do të keni mundësi që të zbuloni dashurinë e vërtetë.
Do të nisë për ju një periudhë mjaft e rëndësishme. Kush i ka thënë ‘jo’ një dashurie, do të ketë mundësi që të gjejë dikë tjetër. Në punë, vijoni që të mendoni për një ndryshim që duhet të bëni.
Janë ditë disi të rënda sa i takon nivelit psiko-fizik, por nuk ka asgjë të rëndë apo të parikuperueshme. Ka shumë projekte të cilët cilësohen si të favorizuar. Nëse gjatë këtyre orëve do të merrni një telefonatë të çuditshme, mos u habisni. Në dashuri, jeni përballur me një peroiudhë të vështirë, ndaj mundohuni që të rikuperoheni.
Në sferën sentimentale, shumë nga të lindurit e kësaj shenje, po vendosin në lojë gjithçka. Por ndonjëherë kjo gjë vjen vetëm prej lodhjes, shkruan noa.al. Disa prej jush kanë projekte të cilat duhen vënë në zbatim. Bëni kujdes lidhur me paratë dhe punën, pasi ka gjëra të cilat duhet të sigurohen.
Gjatë kësaj fundjave do të keni mundësi që të përjetoni ndonjë emocion të bukur. Qielli favorizon pasionet e rigjetura dhe gjithë ata që janë bashkë prej vitesh, do të jenë shumë të bashkuar. Kush do të bëjë projekte të mira, do të jetë i favorizuar. Kjo është një periudhë përgatitore për vitin që do të vijë, i cili parashikohet mjaft i rëndësishëm. /a.y/noa.al