MENU
klinika

Horoskopi, 14 gusht 2018

Dashi

Përpiquni të gjeni kohë për veten tuaj dhe të qetësoheni, pasi keni kaluar disa vështirësi. Përfshirja në grup do të ishte shumë argëtuese, por nga ana tjetër, edhe e shtrenjtë. Dikush që ju i besoni nuk do t’ju tregojë të vërtetën rreth një çështjeje.

Demi

Ka gjasa që të nervozoheni për shkak të disa problemeve. Bëni mirë të merrni disa pushime dhe të udhëtoni. Përgjegjësitë familjare do të rriten, çfarë do t’ju shkaktojë tension. Përpiquni të mos stresoheni. Sa i përket anës ekonomike, sot do të fitoni mjaftueshëm të ardhura.

Binjaket

Sjellja juaj e mirë do të vlerësohet, teksa disa persona do ta vënë në dukje këtë. Bëni kujdes se me kë do të bashkëpunoni financiarisht. Disa ndryshime që mund të bëni në pamje do të mërzisin familjarët tuaj. Sa i përket anës romantike, nuk do të jetë dita juaj me fat, pasi do të mërziteni nga fjalët e ashpra të partnerit/partneres suaj.

Gaforrja

Ka gjasa që të çliroheni nga një sëmundja prej së cilës vuani prej kohësh. Do ta keni të vështirë të shmangni disa persona që iu bëjnë të ndiheni keq. Kalojeni kohën e lirë, duke shkuar diku me partnerin/partneren tuaj.

Luani

Përpiquni ta shijoni më shumë jetën. Shmangja e shqetësimeve duhet të jetë hapi i parë për ta arritur këtë. Mos bëni shpenzime të kota për disa gjëra, të cilat nuk janë të rëndësishme. Sot do të bëheni nostalgjikë dhe do të kaloni disa momente shumë të bukura me partnerin/partneren tuaj.

Virgjeresha

Miqtë besnikë do t’ju bëjnë të lumtur. Do t’ju vijnë ndërmend ide të reja brilante, të cilat do t’ju sjellin të ardhura shumë të mira. Ka gjasa që sot të takoni dikë që do t’ju mbushë zemrën. Sa u përket çifteve të martuara, do të përjetoni një ditë shumë të pazakontë.

Peshorja

Sot bëni kujdes me shëndetin! Është dita perfekte për të blerë disa sende, të cilave do t’u rritet vlera me kalimin e kohës. Zënka me një fqinj do t’ju prishë humorin, megjithatë mos e humb qetësinë, sepse kjo mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën.

Akrepi

Shqetësimet dhe stresi i tepërt mund t’ju shkatërrojnë shëndetin. Duhet të shmangni konfuzionin dhe irritimin, pasi kjo mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor. Ka gjasa të zhgënjeheni, pasi do të zbuloni që një person që ju i besoni shumë, nuk është aq i sinqertë sa duket.

Shigjetari

Duhet të bëni sa më shumë ushtrime fizike. Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe pikante. Qëndroni larg thashethemeve. Çiftet e martuara do të përjetojnë një situatë mjaft të vështirë. Sot do t’ju telefonojë dikush, të cilin e prisnit prej kohësh.

Bricjapi

Elasticiteti dhe guximi do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë dhe do t’ju ndihmojë të përballeni me situata të ndryshme, sado të vështira të jenë. Njerëzit me të cilët jetoni nuk janë shumë të lumtur me ju, pavarësisht se përpiqeni t’i kënaqni ata. Përpiquni të mos zbuloni informacione konfidenciale.

Ujori

Bëni kujdes kur të kaloni rrugën, pasi neglizhenca e dikujt mund t’ju dëmtojë. Sot ka gjasa të përdorni aftësitë tuaja të fshehura për të dhënë më të mirën gjatë ditës. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Peshqit

Disa persona mund të mendojnë se jeni të vjetër për të mësuar diçka të re, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Mendohuni gjatë para se të investoni diku. Familjarët do të mërziten sot me ju për shkak të sjelljes suaj të paparashikueshme. Mos merrni vendime të nxituara, për të cilat do të pendoheshit në të ardhmen.