MENU
klinika

Horoskopi, 17 maj 2019

Dashi

Keni ende punë për të bërë për të arritur atje ku doni në lidhjen tuaj. Gjithsesi planetët do i japin ngjyra jetës suaj dhe do të shtojnë dëshirat. Në sektorin financiar do jeni më realistë dhe do kujdeseni shumë që gjithçka të shkojë mirë.

Demi

Kësaj herë çiftet do kenë një jetë dashurore më të thjeshtë dhe më të qetë. Venusi dhe Marsi do iu mbrojnë gjatë gjithë kohës. Nëse jetoni bashkë, marrëdhënia do jetë edhe më e ngrohtë. Në sektorin financiar nuk do keni surpriza të këqija.

Binjaket

Venusi edhe pse i vetëm, do bëjë çmos që t’iu krijojë mjedisin e favorshëm të dashuruarve. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të tregoheni të duruar. Mos e mbani dorën në xhep dhe gati për të shpenzuar sepse do ngeleni pa gjë.

Gaforrja

Jeta juaj sentimentale nuk do ketë probleme. Mërkuri do nxisë ndonjë debat të vogël por thjesht sa për t’i dhënë pak shije lidhjes dhe për të ndryshuar rutinën. Në sektorin financiar nuk do kenë dhe shumë fat.

Luani

Kjo ditë do jetë shumë e bukur dhe e rrethuar nga dashuria dhe kënaqësitë e zemrës. Yjet do iu nxisin të dialogoni më tepër e të bashkëpunoni. Do jeni mjaft sharmante. Tregohuni sa më të arsyeshëm në planin financiar dhe bëni disa kursime.

Virgjeresha

Klima për të dashuruarit do jetë përgjithësisht e mirë. Rishikojini edhe njëherë rregullat e tolerancës dhe bashkëpunimit reciprok. Financat do kenë probleme.

Peshorja

Yjet do iu krijojnë një ambient shumë të qetë për çiftet. Ju që keni ëndërruar dhe dëshiruar gjithmonë dashurinë e flaktë dhe pasionin e madh do mund të jetoni shumë mirë edhe pa ato. Do keni disa probleme në planin financiar të cilat do iu mërzitin mjaft.

Akrepi

Nuk do jeni të kënaqur me partnerin tuaj dhe do e kritikoni mjaft atë. Dijeni që kjo nuk do të favorizojë aspak jetën sentimentale tuajën. Marsi do iu bëjë më dinamikë në planin financiar dhe do bëni zgjedhjet e duhura.

Shigjetari

Ju që jeni në çift do vazhdoni ta përjetoni lidhjen ashtu si më parë pa folur ende për diçka më serioze. Do arrini ta konsolidoni buxhetin dhe kjo falë ambicies dhe këmbënguljes.

Bricjapi

Çiftet do takohen me lumturinë sot dhe dita do jetë e mrekullueshme. Ata që janë të martuar mund të mësojnë lajmin që do bëhen prindër. Edhe pse duhet të bëni me patjetër disa shpenzime të nevojshme tregohuni të matur dhe mos e teproni.

Ujori

Do e forconi më tepër lidhjen tuaj me partnerin sot dhe klima në çift do jetë më e ngrohtë se kohët e fundit. Shfrytëzojeni sa më shumë të mundni dhe shprehini ndjenjat. Në planin financiar do ndërmerrni rreziqe që mund t’i shmangnit dhe kjo do sjellë turbullira.

Peshqit

Në jetën në çift shmangni më çdo kusht të tregoheni dominues kundrejt atij që doni sepse atij do i vijë në maje të hundës dhe do ktheni gjithçka përmbys. Pritet që dita të jetë e mirë në plani financiar.