MENU
klinika

Horoskopi, 18 Dhjetor 2019

Dashi

Mund të ndiheni sikur dikush po përpiqet t’ju pengojë, për të mos ju lejuar të ecni përpara. Është e rëndësishme të mos harroni se kush jeni. Mos u befasoni nëse ndjeni frymë negative nga dikush. Nëse kjo ndodh, do të ishte e udhës t’i shmangeshit kësaj situate. Nuk është përgjegjësia juaj të bëni këdo të lumtur.

Demi

Do të jetë një ditë fantastike për ju. Do të keni mundësi të përfundoni gjithçka që keni planifikuar. Sapo të përmbushi atë çfarë dëshironi në punë, kushtojini vetes më shumë kohë. Organizoni një festë dhe argëtohuni me miqtë.

Binjaket

Balanconi harmoninë para se të përfshiheni te të tjerët dhe dramat e tyre. Përpiquni të qëndroni në një ambient, ku mund të shprehni shqetësimet dhe këndvështrimet tuaja. Nëse do të arrini ta bëni këtë, do të ndiheni shumë më mirë.

Gaforrja

Do të tregoheni realistë përballë një çështjeje tejet të rëndësishme për ju. Mos bëni premtime, të cilat nuk mund t’i mbani. Ekziston mundësia e një dështimi në dashuri, ndaj rekomandohet të tregoheni mjaft të kujdesshëm.

Luani

Ekziston mundësia të ndiheni të tensionuar gjatë ditës së sotme. Do t’ju duhet të ndërmerrni një vendim rreth një çështjeje të caktuar. Kërkoni mendimin e njerëzve të afërt, në mënyrë që të mos ndiheni të vetmuar. Nuk do t’ju mungojë mbështetje e partnerit/partneres suaj.

Virgjeresha

Mos hezitoni të veproni, pasi do të jeni personi i duhur për të marrë përgjegjësitë e reja që po ju ofrohen në punë. Do të keni instinktet e duhura për të ecur përpara me një projekt të caktuar. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme nën praninë e miqve tuaj më të mirë.

Peshorja

Bëni kujdes me fjalët gjatë ditës së sotme! Edhe pse mendoni se i keni të gjitha përgjigjet që ju nevojiten, një lëvizje e gabuar mund të shkatërrojë gjithçka. Përpiquni të jeni një dëgjues më i mirë.

Akrepi

Mos u befasoni nëse dikush do t’ju vërë në qendër të vëmendjes. Përpiquni të mendoni pozitivisht dhe ta shijoni këtë moment. Ndoshta personi në fjalë mund të ketë preferencë të veçantë ndaj jush.

Shigjetari

Mendohuni thellësisht dhe tentoni të zbuloni në të vërtetë dëshirat e zemrës suaj. Ndiqni intuitën, pasi ka shumë gjasa t’ju çojë në rrugën e duhur. Beqarët e kësaj shenje rekomandohen të tregohen të duruar, pasi shumë shpejt mund të arrini atë çfarë dëshironi.

Bricjapi

Pikëpamjet tuaja të sinqerta mund të lëndojnë një mikun tuaj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë të fshihni të vërtetën. Nuk përjashtohet mundësia e një debati me një prej familjarëve tuaj.

Ujori

Nuk është dita e duhur për t’i zgjatur punët. Duhet të tregoheni më energjikë dhe të përmbushni detyrimet tuaja. Nëse arrini ta bëni këtë, do të keni mundësi të argëtoheni pa kthyer kokën pas.

Peshqit

Ekziston mundësia të irritoheni me një prej kolegëve tuaj. Mos bëni veprime për të cilat mund të irritoheni shumë shpejt. Nëse tregoheni modestë e të duruar, do të ndërtoni një karakter të mirë dhe do të gëzoni respektin e të tjerëve.