MENU
klinika

Horoskopi, 19 qershor 2019

Dashi

Në mbrëmje do të keni dëshirë të argëtoheni, të dilni, por problemi i vetëm do të jetë zgjedhja që do ju duhet të bëni. Do ju duhet të ndryshoni metodë për tu ndjerë më mirë me veten tuaj.

Demi

Do të dini të veproni për të larguar prej vetes dikë që dëshiron t’ju ndjekë në iniciativa të vështira, mjafton të flisni qartë e të mos bëni premtime nëse nuk jeni të sigurte se mund ti mbani.

Binjaket

Të ndodhur mes aspekteve kontradiktore të yjeve do të mund të bëni hapa përpara edhe pse me shumë vështirësi . Do të bëni gjithçka që është e mundur për të marrë vlerësime nga ata që ju rrethojnë.

Gaforrja

Nëse jeni të paqartë, përpara se të veproni merrni të gjitha informacionet e nevojshme për të mos rrezikuar për të bërë figurë jo të mirë. Marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë më e mirë nëse do të dini ti plotësoni dëshirat e njëri tjetrit.

Luani

Nëse nuk doni t’ju kapë paniku, keni të gjitha shanset për të bërë një figurë të mirë. Ata prej jush që janë në marrëdhënie pune do të kenë mundësi shumë të mira për të shpërndarë aktivitetin e tyre.

Virgjeresha

Një ndjenjë e fortë përgjegjësie do ju shtyjë ti jepni jetë një iniciative të vështirë për t’u realizuar. Periudha në përgjithësi është pozitive.

Peshorja

Kjo periudhë do të jetë mjaft bujare dhe e pasur me të reja. Një ritakim me të njohur të vjetër do ju zgjojë kujtime të bukura. Do të ndiheni mirë si në dashuri ashtu edhe në miqësi me persona më të rinj se vetja juaj.

Akrepi

Sot do të dukeni vërtet të vendosur për ta komplikuar jetën tuaj, duke u marrë me zgjidhjen e problemeve që askush nuk mundet. Rivali juaj në dashuri do të jetë i vështirë të mundet pasi fati do ta shoqërojë atë.

Shigjetari

Mos harroni se jeni në një fazë ndryshimesh pozitive. Do të jeni në avantazh si në punë ashtu edhe në dashuri. Diçka e re do t’ju bëje të ndiheni mirë e të lumtur.

Bricjapi

Nëse bëhet fjalë për punë do të arrini me vonesë. Ditë paksa e komplikuar, do të kërkoni shpjegime edhe për gjëra që të tjerët nuk mund t’ju thonë asgjë.

Ujori

Dita e sotme do të kërkojë të gjithë vëmendjen tuaj për të rregulluar sa më mirë komunikimin me të tjerët. Marrëdhënia në çift po kalon një periudhë delikate me ulje-ngritjet e veta.

Peshqit

Eksperienca juaj e madhe në dashuri ju bën të dëshirueshëm për këdo, por në veçanti për ata që janë më të rinj. Përpara se të hidheni në aventura të komplikuara, reflektoni.