MENU
klinika

Horoskopi, 23 gusht 2018

Dashi

Dita më e mirë për të përmirësuar shëndetin tuaj. Bëni kujdes që të mos përfshiheni në marrëveshje të dyshimta financiare. Një person që e keni konsideruar gjithmonë armik në punë do të rezultojë një aleat.

Demi

Mbrëmja juaj do të jetë e mbushur me emocione të përziera, të cilat mund t’ju mbajnë të tensionuar. Por nuk ka nevojë të shqetësoheni shumë, pasi pasditja juaj do t’ju japë më shumë gëzim sesa zhgënjim. Financat përmirësohen më vonë gjatë ditës.

Binjaket

Kultivoni në zemrën tuaj një natyrë harmonike sepse ndikon pozitivisht në të ardhmen. Mos i ndani çështjet tuaja personale me të njohurit e rastësishëm. Gëzoni ekstazën e dashurisë në maksimum.

Gaforrja

Një udhëtim i papritur mund të jetë i mundimshëm. Mos bëni investime në nxitime sipër, sepse humbjet financiare do të jenë të sigurta. Sot do të keni mërzi veçanërisht në vendin e punës.

Luani

Personaliteti juaj do të veprojë si parfum sot për njerëzit që keni përreth. Marrëdhënia me bashkëshortin tënd mund të tensionohet për shkak të ndërhyrjes së padëshiruar të të huajve. Do të jetë një ditë e mahnitshme në jetën tuaj të dashurisë.

Virgjeresha

Mundohuni të kontrolloni emocionet tuaja sidomos zemërimin. Mundësitë e reja për të holla do të jenë të shumta. Ju, gjithashtu, do të krijoni kontakte të rëndësishme përmes miqve.

Peshorja

Sot ju mund të merrni përgjegjësi shtesë në vendin e punës gjë që do të çojë në pagë më të lartë dhe në një pozicion më të mirë. Bëni kujdes për një individ që mund të përpiqet t’ju mashtrojë ose t’ju japë informacion fals.

Akrepi

Sot do të keni dëshirë të theksuar për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para. Do të zgjeroni bazën tuaj të miqve dhe të njohurit nëse merrni pjesë në festa dhe aktivitete sociale.

Shigjetari

Tregoni më shumë kujdes kur ngisni makinën. Problemet financiare dëmtojnë aftësinë tuaj për të menduar në mënyrë konstruktive. Një mik i vjetër do të bëjë një vizitë të papritur duke ju sjellë kujtime të këndshme.

Bricjapi

Mos jepni këshilla ku nuk kërkohet. Edhe sugjerimet mbajini brenda kufijve. Marrëdhënia juaj e dashurisë po bëhet magjike. Mos u shoqëroni me njerëz që mund të dëmtojnë reputacionin tuaj.

Ujori

I dashuri juaj do të kërkojë më shumë përkushtim nga ana juaj. Mos bëni premtime që nuk i mbani dot. Ditë e mirë për të dërguar CV-në tuaj ose për të dhënë një intervistë pune. Shume ndryshime mund të ndodhin në minutat e fundit.

Peshqit

Ju mund ta keni të vështirë të mbani nën kontroll emocionet tuaja sot. Sjellja juaj e pazakontë do të ngatërrojë njerëzit rreth jush dhe t’ju bëjë të zhgënjyer. Edhe situata financiare nuk është pozitën më optimale.