MENU
klinika

Horoskopi, 24 shkurt 2019

Dashi

Në aspektin afektiv nuk do të pranoni asnjë shkelje të çfarëdo lloji duke u përballur me një diskutim serioz e të ndershëm me partnerin tuaj. Në ambientin e punës do të ndjeni një nevojë të madhe për ndryshim.

Demi

Në ambientin e punës do të keni rreth vetes persona pozitivë që do ju ndihmojnë të ecni përpara me planet tuaja. Në aspektin afektiv duhet të tregoheni të mirëkuptueshëm për të evituar ndonjë zënkë me partnerin.

Binjaket

Do të kaloni një fundjavë larg zhurmave duke u argëtuar së bashku me miqtë tuaj. Do të ndiheni të qetë e të lumtur përkrah dikujt që prej kohësh ju intereson. Në ambientin e punës gjithçka do të jetë në rregull.

Gaforrja

Këtë fundjavë do të përfshiheni në një iniciativë të bukur. Në aspektin afektiv do ta keni të lehtë të bëni për vetë dikë që ju pëlqen. Në kohën e lirë yjet ju këshillojnë të merreni me sport.

Luani

Do të jeni në sintoni me të gjithë personat që ju rrethojnë . Organizojeni kohën tuaj të lirë duke përfshirë edhe të afërmit në iniciativat tuaja. Në aspektin afektiv bëni mirë të mos bëheni nostalgjikë për një histori të mbyllur tashmë.

Virgjeresha

Këtë fundjavë do t’ju bëhen disa propozime interesante nga ana e personave që i keni shumë pranë. Do të keni mundësi të kaloni momente alegrie duke larguar kështu prej vetes monotoninë.

Peshorja

Këtë fundjavë ndikimet negative tregojnë se problemet në ambientin e punës do të jenë të shumta, duke e pasur të vështirë të lëvizni për momentin. Në dashuri për shkak të gjendjes tuaj negative mund të shkatërroni mirëkuptimin që keni me partnerin.

Akrepi

Këtë fundjavë do të keni një dëshirë të madhe për të dalë jashtë rregullave e duke iu përkushtua ndonjë aventure. Në kohën e lirë do të ndjeheni plot energji e do ti përkushtoheni ndonjë aktiviteti.

Shigjetari

Do të mund të merrni vendime afatgjata falë Diellit që keni në shenjë. Në dashuri parashikohet një fundjavë e këndshme së bashku me partnerin tuaj. Një këshillë; tregohuni të kujdesshëm në udhëtim.

Bricjapi

Këtë fundjavë mund të largoheni nga impenjimet tuaja duke u marrë me gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Në aspektin afektiv marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë mjaft harmonike sot.

Ujori

Këtë fundjavë yjet ju sugjerojnë të jeni të qetë e të durueshëm. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të këndshme me partnerin e me personat e dashur që ju rrethojnë.

Peshqit

Mund të keqkuptoheni me partnerin, por do të mund ti zgjidhni gjërat në një kohë të shkurtër, mjafton vetëm të mos tregoheni shumë krenarë! Në kohën e lirë mund të organizoheni me miqtë për të bërë një festë të vogël.