MENU
klinika

Horoskopi, 26 tetor 2018

Dashi

Presioni në punë dhe në shtëpi do t’ju bëjë të irritoheni shpejt. Prindërit e kësaj shenje do të ndihen krenarë për arritjet e fëmijëve të tyre. Ka gjasa të takoni dikë që do t’ju pushtojë zemrën. Çiftet e martuara do të ndihen mjaft mirë, pasi do të kenë vëmendjen e partnerit/partneres.

Demi

Sot do të ndiheni shumë energjikë. Njerëzit rreth jush do t’ju japin shpresa mjaftueshëm, por gjithçka varet nga përpjekjet tuaja. Ka gjasa të realizoni një udhëtim që keni kohë që e planifikoni. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do t’ju bëjë të mendoni se parajsa ekziston.

Binjaket

Festimet për suksesin tuaj do t’ju falin shumë kënaqësi. Këtë lumturi do ta ndani edhe me miqtë tuaj. Përmirësimi i të ardhurave do t’ju çojë drejt shlyerjes së disa pagesave afatgjata. Gjatë ditë të sotme do të fitoni të gjithë vëmendjen e nevojshme.

Gaforrja

Mos e teproni me ushqimin dhe nisni ushtrimet fizike. Ka gjasa të dilni për shoping me partnerin/partneren tuaj, çfarë do t’ju sjellë kënaqësi dhe do të rrisë kuptueshmërinë mes njëri-tjetrit. Zgjidhni fjalët kur të diskutoni me disa persona të rëndësishëm, pasi përfitimi do të jetë i dukshëm.

Luani

Shqetësimet e tepërta mund t’ju shkaktojnë stres. Një miku juaj do t’ju kërkojë këshilla për të zgjidhur një problem personal. Komunikimi i gabuar mund t’ua prishë ditën. Sot do të kuptoni se për shkak të mbështetjes familjare, po ia dilni mbanë në punë.

Virgjeresha

Ka gjasa të impresiononi njerëzit rreth jush për shkak të pikëpamjeve tuaja pozitive dhe besimit në vetvete. Mund të keni probleme me paratë për shkak të shpenzimeve më shumë seç duhet. Sjellja juaj naive do të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve në familje.

Peshorja

Do të irritoheni dhe stresoheni për shkak të disa vendimeve të gabuara në të kaluarën. Nuk do të jeni në gjendje të vendosni se çfarë do të bëni në vijim. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendjen partnerit/partneres suaj, pasi mund ta vini në rrezik marrëdhënien tuaj.

Akrepi

Do të ndiheni shumë mirë nga ana shëndetësore. Kontrolloni shpenzimet dhe përpiquni të mos bëni blerje të shtrenjta. Ka gjasa që miqtë t’ju vijnë në nevojë, pasi mund të përballeni me një problem. Sa i përket anës romantike, nuk do të jetë dita juaj me fat.

Shigjetari

Përpiquni të gjeni kohë për t’u relaksuar. Do të keni mjaft përfitime, nëse investoni për projekte afatgjata. Marrëdhënia juaj romantike nuk do të jetë ashtu siç e prisnit sot. Ka gjasa që t’ju kontaktojë dikush nga e kaluara.

Bricjapi

Mos i shpenzoni energjitë duke debatuar për diçka të pavlerë. Luku juaj i ri do të impresionojë njerëzit rreth jush. Parashikohet një ditë e mirë për ata që merren me biznes, teksa do të shfrytëzojnë disa mundësi shumë të mira fitimprurëse.

Ujori

Një udhëtim me miqtë do t’ju kënaqë pamasë. Partneri/partnerja juaj do të tregohet shumë mbështetës. Sot do të kuptoni se ai/ajo është personi që do të dashuroni përgjithnjë.

Peshqit

Ka gjasa që sot të merrni pozicionin që kërkonit prej kohësh në punë. Aftësia juaj për të impresionuar të tjerët do të shpërblehet. Përpiquni të mos bëni komente të ashpra, nëse përfshiheni në një debat. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj mund t’ju surprizojë.