MENU
klinika

Horoskopi, 27 korrik 2019

Dashi

Do nisë keq kjo fundjavë, me diçka që ju rëndon shumë. Përsa i përket dashurisë, përpiquni të mos bëni hapa fals. Prisni për një moment tjetër për të marrë vendime të rëndësishme. Në çift, përpiquni të shmangni keqkuptimet apo situatat e pakëndëshme, duke u përpjekur të jeni fleksibël. Nëse jeni single, për të qenë të suksesshëm do jeni të detyruar të kënaqni dëshirat e njerëzve që ju interesojnë.

Demi

Pritet që kjo të jetë një e shtunë fantastike, e cila do ju dhurojë kënaqësi të mëdha. Në dashuri, kujdesi dh përkëdhelitë e njeriut të zemrës do jenë thelbësore për ta bërë marrëdhënien tuaj efikase. Nëse jeni single, nëse mundni, përpiquni të dilni me miqtë e ngushtë dhe merrni këshilla prej tyre se si të bëni për vete njeriun që ju intereson.

Binjaket

Do nisë shumë mirë kjo fundjavë për ju. Në përgjithësi shfrytëzoni influencat pozitive të yjeve. Në dashuri, Hëna dhe Afërdita do ju japin mundësi shumë të mira. Nëse jeni çift, marrëdhënia që po përjetoni do ju japë sinjale të qarta se është në rrugën e duhur. Nëse jeni single, periudha do jetë e shkëlqyer përsa i përket ndjenjave. Do jeni të suksesshëm dhe ‘gjuetia’ do ju shkojë mbarë. Në punë keni shumë kërkesa për bahkëpunim dhe kjo, falë mbështetjes që ju u jepni njerëzve.

Gaforrja

Duhet thënë që kjo është një ditë ‘jo’. Në çift, duhet të keni ndër mend diçka të rëndësishme: të dashurosh është shkëmbim ndjenjash. Ndaj, përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë partnerit. Nëse jeni single, do ndiheni shumë të ngarkuar me punë dhe nuk do keni mundësinë për të menduar për gjërat sentimentale. Me pak fjalë, kjo ditë nuk paraqet asgjë interesante për ju. Me qetësi, do kalojë! Në punë do ndiheni të lodhur dhe pak konfuzë. Duhet të planifikoni paraprakisht impenjimet eventuale.

Luani

Ditë goxha e mirë, vlerësuar me katër yje. Në disa situtata mund të ketë keqkuptime, mbase një i njohur do përpiqet t’ju vërë shkopinjtë nën rrota, duke ju rrezikuar të arrini qëllimet tuaja. Në dashuri, një pengesë mund të hiqet qafe. Në çift, njëri nga ju do kërkojë konfirmim të ndjenjave të partnerit. Nëse jeni single, asgjë e veçantë nuk do të ndodhë. Në pjesën më të madhe të rasteve do duhet të prisni para se të ndodhë diçka.

Virgjeresha

Do nisë shkëlqyeshëm kjo e shtunë, sidomos në drejtim të ndjenjave dhe miqësive. Në disa situate të veçanta do jeni të prirur për dialog të mirë, sigurisht vetëm me njerëzit që ju interesojnë. Kjo do ju lejojë të keni akses në disa çështje që lidhen me një projekt që doni të nisni. Në dashuri veproni sipas instiktit. Nëse jeni single, këtë të shtunë do jeni plot energji dhe mund të bëni për vete njerëz interesantë. Në punë është momenti për t’u stakuar pak.

Peshorja

Kjo e shtunë nuk është aspak pozitive për ju. Një ditë pak interesante sidomos përsa i përket marrëdhënieve ndërpersonale. Le të themi se mund të ketë pak ose aspak dialog në çift. Mosmarrëveshjet familjare do provokojnë irritim dhe kjo do bëjë që të jeni në humor të keq gjatë gjithë ditës. Hiqeni mendjen duke dëgjuar muzikë apo duke i hapur zemrën shokut apo shoqes suaj të ngushtë.

Akrepi

Do nisë më së miri kjo ditë e fundjavës, e cila do tregohet shumë bujare me ju në shumë fusha. Do jeni të paparashikueshëm, të pasur me iniciativa dhe të lumtur për atë që do bëni dhe kjo nuk është pak. Jo vetëm kaq, por Hëna në shenjë do bëjë që të keni edhe shpërblime të ëmbla në dashuri. Do keni mundësi të mira për të shfrytëzuar, sidomos ata që janë tashmë të lidhur dhe jetojnë jetën në çift. Të jeni të sigurt që do kaloni moment të lumtura.

Shigjetari

Një e shtunë e mirë duhet thënë, vlerësuar me katër yje. Në shumë situate do duket se prekeni shpejt, por mos kini frikë, asnjë pasojë negative nuk do keni dhe gjithçka do zgjidhet pa mundim. Në dashuri do kërkoni vëmendjen e partnerit. Me një përqafim nga ana e njeriut të zemrës, do ndiheni më të mbrojtur dhe më të lumtur. Nëse jeni single, kjo do jetë ditë pozitive për dashurinë pasi do arrini të bëni për vete kë dëshironi.

Bricjapi

Ditë pozitive, edhe pse mund të ketë disa moment që kërkojnë impenjim. Por, kjo është pjesë e lojës. Një farë nervozizmi mund të shpërndahet në ajër që sonte për të vazhduar edhe ditën tjetër. Nëse jeni në çift, do keni lehtësi të flisni me partnerin,sidomos nëse lidhja është e konsoliduar prej kohësh. Nëse jeni single, do keni guximin e nevojshëm për t’iu afruar dikujt me të cilin duket se keni përputhje karakteri.

Ujori

Kjo është një ditë pa diskutim interesante për ju. Do dini si të mbyllni në mënyrë të shkëlqyer çdo lloj situate, edhe atë më të komplikuarën. Pozicioni i planetëve do ju ndihmojë të jeni produktivë dhe fitues në gjithçka. Në dashuri, yjet lajmërojnë për një ditë plot pasion. Do dalë energji nga çdo pore juaja. Nëse jeni single, një gjest i papritur do zgjojë shqisat tuaja, duke ju ftuar të reflektoni mbi atë që keni rreth vetes.

Peshqit

Një ditë e mirë për ju, edhe pse brenda rutinës. Në veçanti, nëse gjithçka do e bëni me qetësi dhe vëmendje, do mund të merrni kënaqësi në të gjitha aspektet e jetës. Yjet sugjerojnë të reagoni pa frikë, përkundrazi. Në dashuri përpiquni të shmangni debatet e kota. Do keni më pak stress. Nëse jeni single organizoni diçka të veçantë për sonte, mundohuni t’i krijoni vetes mundësinë për të patur takime që mund të përfundojnë në diçka më shumë se shoqëri.