MENU
klinika

Horoskopi, 28 dhjetor 2022

Dashi

Juve qe jeni ne një lidhje do e ngrini ne qiell partnerin sot dhe do ja shprehni atij edhe me shume ndjenjat. Nëse vazhdoni te silleni kështu shume shpejt do hidhni edhe hapa me rëndësi te madhe. Beqaret do kenë një dite mjaft pasionante pasi do takojnë personin qe do i beje te ëndërrojnë. Yjet do jene te favorshëm edhe për financat. Gjendja e tyre ka për te qene edhe me e mire nga sa e mendonit.

Demi

Klima yjore ka për te qene shume e turbullt sot. Do keni debate te forta me partnerin dhe ne shume momente mund te ndiheni keq pranë tij. Asgjë nuk do jete si me pare. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje, por do ju ndodhe diçka fantastike atëherë kur ata nuk do e mendojnë. Ne planin financiar mos i shtyni për nesër zgjidhjet e problemeve sepse mund te jete tepër vone.

Binjaket

Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift nuk ka qene shume e qëndrueshme, sot do gjeni mënyrën e duhur për ta stabilizuar situatën. Si ju ashtu edhe partneri do bëni përpjekje te përbashkëta. Beqaret nuk do kenë një dite te bukur kështu qe do ju duhet te presin edhe pak kohe para se te përjetojnë emocione. Ne planin financiar do merrni menjëherë masa qe gjendja te përmirësohet.

Gaforrja

Do ndiheni shume te lumtur sot ne krahët e atij qe dashuroni dhe do e shfrytëzoni çdo çast kur te jeni bashke. Emocionet do jene te forta. Beqaret do tërhiqen njëherësh nga disa persona dhe nuk do dine çfarë zgjedhjeje te bëjnë. Ne planin financiar do jeni shume konfuze dhe nuk do arrini te merrni masat e duhura. Gjendja nuk do jete ashtu si e keni pritur.

Luani

Plutoni do përkujdeset tej mase për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju nxite te jeni me te logjikshëm me çdo gjë qe do thoni dhe nga ana tjetër do i shprehni edhe me tepër ndjenjat. Beqaret do realizojnë takime vërtet emocionuese dhe do ndihen për mrekulli. Gjendja e financave do përmirësohet ndjeshëm, kështu qe mund te përfitoni për te bere ndonjë investim me tepër.

Virgjeresha

Mëngjesi nuk ka për te qene aspak i mire sot për juve qe jeni ne një lidhje, por gjerat do fillojnë te përmirësohen pas dreke. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fillojnë një lidhje serioze, por do preferojnë aventurat kalimtare. Mundësitë për to do jene te shumta. Financat nuk do jene aspak te mira. Do ju duhet qe here pas here te kërkoni borxhe ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë.

Peshorja

Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te forta dhe nuk do ndiheni asnjë moment te vetmuar. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar gjendja do mbetet gjithë kohës e mire pasi do dini si t’i bëni me kujdes llogarite.

Akrepi

Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume konfuze pranë atij qe dashuroni dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Pas gabimeve qe ai ka bere, nuk do ia keni shume besën. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por një i afërm do ua servirë ne “pjate te argjendte”. Financat nuk do jene shume te mira kështu qe nëse nuk doni te keni probleme shisni diçka qe nuk e keni shume te nevojshme.

Shigjetari

Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat qe keni ndaj partnerit dhe secili do mendoje ta surprizoje atë qe ka ne krah. Beqaret nuk duhet te hidhen ne krahët e te parit qe do takojnë sepse mund te lëndohen pamase. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire, prandaj kujdes me çdo shpenzim.

Bricjapi

Dite konfliktuale do jete kjo e sotmja për çiftet. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe te dy palët mund ta ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret duhet te zgjidhin njëherë problemet profesionale para se te kërkojnë dashurinë, pasi ne këto momente nuk janë aspak te qete. Shpenzimet do i kryeni pa logjikuar aspak prandaj gjendja do jete e turbullt.

Ujori

Do jeni tej mase xheloze ndaj atij qe keni ne krah sot dhe kjo do iu shtyje te bëni gjera te gabuara. Mundohuni te jeni me te logjikshëm dhe t’i mendoni gjerat me më shume largpamësi. Beqaret do përzgjedhin me tepër se me pare dhe nuk do arrijnë dot sot ta gjejnë personin e duhur. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse shpenzoni pa logjike shume shpejt do keni tronditje.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do konsolidohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do jeni shume me te logjikshëm me ato qe do i thoni partnerit dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhe. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak me tepër durim qe ta gjejnë personin e ëndrrave. Sot nuk ka për te qene dite me fat. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe jo vetëm qe do i shlyeni borxhet, por mund te hiqni edhe para mënjanë.