MENU
klinika

Horoskopi, 5 mars 2019

Dashi

Sot do të keni një komunikim pozitiv me personat e tjerë. Nëse doni të filloni një projekt të ri, duhet të merrni ide nga kolegët tuaj. Në mbrëmje argëtohuni në shoqërinë e tyre.

Demi

Sot një person i rëndësishëm dëshiron më shumë ide për një projekt të ri. Shprehni ide të qarta që ai t’ju kuptojë siç duhet. Në mbrëmje dilni me partnerin për të parë një film.

Binjaket

Sot është një ditë pozitive për aspektin afektiv. Ju do të jeni në shoqërinë e këndshme të partnerit. Bisedoni me të për çështje të ndryshme, pasi komunikimi është i duhuri.

Gaforrja

Sot do të keni ide të qarta për një projekt krijues. Ju do të bisedoni me partnerin për këtë projekt që ka të bëjë me artin. Financat janë pozitive, por nuk duhet shpenzoni shumë.

Luani

Sot do të merrni pjesë në një aktivitet social. Ju do të takoni disa persona, që do të ndikojnë në fillimin e një projekti. Në aspektin financiar blini gjërat që ju dëshironi.

Virgjeresha

Sot do të blini disa objekte të reja për shtëpinë tuaj. Ju do të dilni me miqtë tuaj për të marrë më shumë ide. Në aspektin afektiv duhet të silleni në mënyrën e duhur me partnerin.

Peshorja

Sot do të punoni për projektet tuaja. Nëse doni t’i realizoni me sukses, duhet të keni ide të qarta. Aspekti financiar është i qëndrueshëm, prandaj mund të shpenzoni.

Akrepi

Sot do të shprehni idetë te miqtë tuaj. Ju duhet të keni një sjellje të këndshme, duke dëgjuar të tjerët në bisedat e tyre. Në aspektin afektiv do të njihni një person romantik.

Shigjetari

Sot do të merrni disa informacione që kanë të bëjnë me aspektin profesional. Aspekti financiar është i qëndrueshëm. Në aspektin afektiv qëndroni më shumë me partnerin.

Bricjapi

Sot do të jetë një ditë pozitive për aspektin profesional. Ju do të punoni me disa koleg për një projekt interesant. Në mbrëmje do të relaksoheni në shtëpi me partnerin tuaj.

Ujori

Sot është një ditë pozitive për aspektin afektiv. Ju do të njihni një person të ri , që mund të bëhet partneri juaj. Nëse keni një partner, do të kaloni këndshëm në shoqërinë e tij.

Peshqit

Sot do të njihni një koleg të ri në aspektin profesional. Ju do të filloni një projekt interesant me këtë person. Veproni me zgjuarsi, që të realizoni gjithçka siç dëshironi ju.