Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ndaj përfitoni për të bërë diçka me vlerë. Mund të dilni me shoqërinë dhe të relaksoheni pak. Në dashuri mund të flisni për projekte të rëndësishme.
Duhet të mundoheni që të largoni stresin dhe të dilni nga rutina si dhe të merrni më shumë kohë për veten. Nëse mundeni bëni një udhëtim të shkurtër dhe shkëputuni nga gjithçka. Sa i takon dashurisë, do të ketë mundësi të mira rikuperimi, sidomos nëse keni të bëni me persona të shenjës së gaforres, virgjëreshës dhe bricjapit.
Ju pret një ditë pozitive, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm në raport me të kaluarën. Ka shumë mundësi që brenda një kohe të shkurtër të arrini një objektiv që i keni vendosur vetes. Mundësi të mira do të shfaqen para jush gjatë kësaj periudhe. Në dashuri, bëni mirë që të shmangni polemikat dhe të rrëmbeheni nga ndjenjat.
Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur, për shkak të ndikimit të kundërt të hënës e cila mund t’iu bëjë nervoz. Mundohuni që të shmangni polemikat dhe debatet, si në familje edhe në dashuri. Bëni mirë që të sforcoheni për të gjetur paqe. Nëse punoni edhe në fundjavë, do të përballeni me ndonjë problem të vogël i cili kërkon zgjidhje.
Ju pret një e shtunë pozitive, gjatë së cilës do të jeni të fortë dhe energjik. Këshillohet që të shmangni polemikat. Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, pasi takimet mund të rezultojnë vërtetë të rëndësishme, sidomos në sferën personale.
Dita do të jetë mjaft interesante në sferën profesionale, në sajë të ndikimit pozitiv të Saturnit, i cili do të jetë i pranishëm gjatë gjithë dhjetorit. Ndonjë pasiguri në dashuri, do të shtojë frikën tuaj. Keni nevojë për të bërë qartësi.
E shtuna do të jetë nën ritmin e duhur, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, e cila mund të shkaktojë disa tensione dhe vështirësi. Ndoshta gjatë kësaj periudhe keni shumë gjëra për të bërë dhe shumë përgjegjësi që ju rëndojnë. Mundohuni që të mos e përcillni këtë tension në dashuri.
Këshillohet që gjatë kësaj dite të tregoheni të kujdesshëm ndaj asaj që do të thoni. Mundohuni që të mos tregoheni shumë impulsiv, por të arsyetoni dhe të dëgjoni atë që do ju thonë. Kjo pasi një fjalë e nxituar mund të shkaktojë probleme të mëdha.
Dita do të jetë mjaft pozitive, ndaj mundohuni që ta shijoni bashkë me njerëzit tuaj të zemrës. Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të organizuar një ditë relaksi, e cila do ju bëjë që të harroni stresin dhe ngarkesën e ditëve që keni lënë pas. Në mbrëmje, parashikohen momente pasioni.
Ju pret një e shtunë e tensionuar dhe nën ritmin e duhur, shkruan noa.al. Do të ndiheni të lodhur, por mundohuni që të mos mposhteni dhe të mos shfyheni tek personat që ju rrethojnë, pasi mund të gaboni rëndë.
E shtuna do të jetë tejet pozitive dhe gjatë saj do i kushtoni shumë hapësirë argëtimit, por mos lini pas dore detyrat dhe çështjet e mbetura pezull. Do të keni mundësi që të relaksoheni dhe mbrëmja parashikohet që të jetë intriguese, ndaj nëse ju intereson dikush, bëni një hap përpara.
Kjo ditë do të jetë e mbushur me energji dhe gjatë saj do të keni mundësi të shumta që të bëni shumë gjëra që i kishit shtyrë për më vonë. Sa i takon dashurisë, mund të ndiheni disi nën stres, por bëhet fjalë për një fazë kalimtare. Mbrëmja parashikojhet të jetë e mbushur me emocione dhe pasion.