MENU
klinika

Horoskopi, 7 nëntor 2019

Dashi

Ka gjasa që sot të jeni në qendër të vëmendjes. Merrni drejtimin dhe të tjerët do t’ju ndjekin. Tregohuni vetvetja dhe bëjeni bisedën sa më interesante për dëgjuesit. Gjithashtu, tregohuni të hapur ndaj pyetjeve dhe komenteve të të tjerëve.

Demi

Ka gjasa t’ju rritet besimi në vetvete dhe do të keni ide të qarta rreth asaj se çfarë dëshironi. Dikush do përpiqet të fitojë terren ndaj jush. Do të arrini një marrëveshja mjaft të mirë nëse bashkëpunoni me njeri-tjetrin dhe jo të ktheheni në rivalë.

Binjaket

Do të futeni thellë në mendime gjatë kësaj të enjte. Do të ndiheni sikur keni informacione të shumta, të cilat kërkojnë përpunim. Sa i përket projekteve të mëdha përpiquni t’i përfundoni ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Gaforrja

Përpiquni të mos i analizoni të gjithë fjalët që dëgjoni përreth. Mos analizoni çdo detaj të mundshëm, pasi kjo mund t’ju krijojë një gjendje komplekse. Nëse keni ndërmend t’i bëni ndonjë pyetje dikujt mos hezitoni.

Luani

Nuk përjashtohet mundësia të kaloni një periudhë dramatike, e cila mund të ndikojë shumë në gjendjen tuaj psikologjike. Përpiquni të bëni disa rregullime në rrugën që dëshironi të ndiqni, në mënyrë që të ecni përpara. Sa i përket lidhjes suaj romantike, partneri/partnerja juaj mund t’ju surprizojë me një dhuratë mjaft të këndshme sot.

Virgjeresha

Është e nevojshme të merrni një ditë pushim për të reflektuar pas një periudhë tejet të lodhshme. Shihni me vëmendje se çfarë po bëjnë të tjerët përreth jush. Rishikoni planet tuaja dhe mendoni sesi mund të vrisni dy zogj me një gur.

Peshorja

Përpiquni të tregoheni sa më energjik gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të përfundoni gjithçka që kishit planifikuar. Duhet të ndërtoni marrëdhënie pozitive me kolegët tuaj, madje edhe me ata që ju kundërshtojnë shpesh. Në lidhje me anën tuaj personale, nuk parashikohen ndryshime.

Akrepi

Shprehni të gjitha shqetësimet dhe do të merrni këshillat e duhura. Tregohuni të hapur dhe lejoni informacionin që të rrjedhë. Mos u përfshini emocionalisht në disa çështje për të cilat nuk është e nevojshme. Përqendrohuni tek faktet.

Shigjetari

Diskutoni fillimisht me të tjerët nëse bëni plan të udhëtoni. Një ide e vogël mund të transformohet me shpejtësi në një problem të madh. Nuk përjashtohet mundësia që sot të përballeni me kritika në familje, por bëni durim dhe mendoni pozitivisht.

Bricjapi

Mos u merrni vetëm me një detyrë gjatë ditës së sotme. Sa më shumë aktivitete të larmishme të zhvilloni aq më lehtë do të integroheni për “të formuar pjesët e tjera të pazëllit”. Përpiquni të mësoni të kryeni disa detyra në mënyrë efektive.

Ujori

Mund të gjendeni në një vorbull gjatë ditës së sotme, por do të keni ndihmën maksimale të njerëzve tuaj të afërt. Shfrytëzoni energjitë tuaja dhe ecni përpara. Në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia e një takimi mjaft të veçantë për beqarët e kësaj shenje.

Peshqit

Nuk do të dëshironi të qëndroni në një vend gjatë ditës së sotme. Do të keni dëshirë të kryeni aktivitete të ndryshme. Sa i përket gjendjes financiare, ka gjasa që dikush t’ju kthejë një borxh të vjetër.