MENU
klinika

Horoskopi, e mërkurë 1 mars 2023

Dashi

Sot është dita e përshtatshme për ju te dashuruarit qe t’i zgjidhni me ne fund njëherë e mire problemet qe keni pasur me pare. Po i late gjerat pas dore situata mund te ndërlikohet edhe me tepër. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person i cili me pare nuk ju ka pëlqyer shume. Ne planin financiar do kaloni edhe momente te vështira, megjithatë fale ndihmës se te afërmve do ja dilni mbanë.

Demi

Nëse doni qe gjerat te ecin mire ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite mundohuni ta respektoni tjetrin dhe ta lini atë te flasë lirisht. me ndrydhje dhe kufizime për çdo gjë nuk keni për te vazhduar gjate bashke. Beqaret do kenë një dite goxha romantike dhe te mbushur me takime te veçanta. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju mbështesë fort.

Binjaket

Dite e mbushur me momente te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Problemet e se shkuarës do i harroni njëherë e përgjithmonë. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre sepse edhe ashtu si janë do përjetojnë momente fantastike. Miqtë nuk do i lënë vetëm asnjë moment. Financat do jene te favorizuara dhe mund te bëni edhe disa investime.

Gaforrja

Ne mëngjes do i rregulloni disa probleme te vogla qe keni pasur me partnerin tuaj, por serish pasdite do fillojnë tronditjet. Beqaret do kenë pafund takime dhe me siguri qe do mund te fillojnë edhe lidhje te qëndrueshme. Gjithsesi mire është qe për gjithçka te mendohen dy here para se te hedhin hapa. Buxheti do jete i paqëndrueshëm kështu qe shmangni shpenzimet e tepruara.

Luani

Dite përgjithësisht pozitive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret për fat te keq do vazhdojnë te kenë një dite te mërzitshme dhe pa takime emocionuese. Ne planin financiar situata ka për te qene e jashtëzakonshme dhe e gjithë kjo fale një projekti te madh te përfunduar me sukses.

Virgjeresha

Nëse nuk doni te keni probleme serioze ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, mundohuni te respektoni dhe te pranoni çdo mendim te tjetrit. Keni për ta pare qe mbrëmja do jete me dinamike nëse veproni kështu. Beqaret do kënaqen pafund nga ftesat qe do iu bëhen dhe me dike do pranojnë te hedhin edhe hapa me tej. Financat do kenë disa probleme te vogla, por pa pasoja.

Peshorja

Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sot ju te dashuruarit sepse yjet do ju mbështesin fort dhe do iu bëjnë te hidhni hapat e duhura. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse nëse hedhin hapa te gabuara e gjithë jeta do ju shkoje keq. Yjet për fat te mire do iu ofrojnë mundësi te shkëlqyera dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund te bëni edhe investime.

Akrepi

Do jeni tej mase tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj do jete aq e bukur dhe e ngrohte saqë te gjithë do duan t’iu kopjojnë. Beqaret ka mundësi te marrin vendime radikale pa u menduar gjate dhe ky mund te jete një gabim. Buxhetin mbajeni ne gjendjen qe e keni dhe mos kërkoni me ngulm e me çdo mënyrë përmirësime.

Shigjetari

Yjet do i keni gjate gjithë kohës pranë sot ju te dashuruarit dhe ato do ju ndihmojnë te arrini çdo gjë qe dëshironi. Qetësia, harmonia dhe emocionet do jene fjalët qe do e përshkruajnë me mire këtë dite. Beqaret edhe sikur te duan nuk do ju qëndrojnë dot indiferente disa personave. priten surpriza për ta. Me financat do dini si te silleni gjithmonë dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Bricjapi

Dite e qete do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do arrini te vendosni pikat mbi “i” për gjithçka qe keni kaluar. Beqaret do kenë disa takime interesante, por njëherë për njëherë do preferojnë te presin para se te hedhin hapa te mëdha. Financat kane për te qene goxha te mira kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër për gjera te domosdoshme.

Ujori

Për ju do ndryshoje shume gjera sot dhe gjithçka do varet nga sjellja qe keni pasur se fundmi me partnerin. Nëse nuk jeni treguar te matur me fjalët dhe gjestet do keni tronditje. Beqaret do i kenë idetë shume me te qarta dhe do pranojnë te dalin me disa persona. Ne planin financiar do duhet me shume maturi se kurrë ndonjëherë me pare sepse po filluan problemet vështirë se gjendje mund te rregullohet shpejt.

Peshqit

Dite e mbrojtur nga yjet ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do debatoni për asgjë me partnerin dhe nga ana tjetër mund te kërkoni edhe falje për gabimet e bëra ne te shkuarën. Beqaret nuk do ndihen gati për te hedhur hapa dhe do preferojnë te qëndrojnë plotësisht vetëm. Ne planin financiar duhet t’ia dilni me pak sepse as sot nuk do ketë përmirësime.