MENU
klinika

Horoskopi, e mërkurë 18 janar 2023

Dashi

Ju te dashuruarit keni për te pasur jetën qe keni ëndërruar gjithmonë gjate kësaj dite. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do dashuroheni me më shume pasion se me pare. Beqaret me ne fund do ndihen gati për te krijuar një familje dhe do i pranojnë propozimet qe do iu bëhen. Buxheti do jete gjithë kohës i mire, kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim apo te shlyeni ndonjë borxh.

Demi

Dite e mbushur me vështirësi ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera ata nuk do merren vesh dhe nuk do tolerojnë aspak. Beqaret do jene me te shoqërueshëm se me pare dhe ka mundësi qe me dike te afrohen goxha. Dielli do ketë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja me ne fund do ekuilibrohet tej mase. Disa mund te marrin edhe paratë qe ua kishin kërkuar borxh.

Binjaket

Jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe do përjetoni kënaqësi pafund. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë asgjë ndryshe ne jetën e tyre sepse edhe ashtu si janë ndihen te plotësuar. Ne planin financiar mos prisni asnjë mrekulli sepse nuk ka për te ndodhur. Mundohuni vetëm ta mbani situatën nen kontroll.

Gaforrja

Për te gjithë ata qe kane qene ne vështirësi kohet e fundit sot do vije pajtimi. Te dy palët do jene me te logjikshëm dhe do i kuptojnë gabimet qe kane bere. Edhe beqareve do ju buzëqeshë fati dhe çdo gjë do ece ashtu si ata e kishin ëndërruar prej kohesh. Financat do ua mbroje gjate gjithë kohës Marsi. Për pjesën me te madhe do vije stabilizimi e për disa do ketë edhe përmirësime.

Luani

Dite e shkëlqyer ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. As vete nuk do ju besohet se gjerat qe do ju ndodhin do jene reale dhe kënaqësitë nuk do kenë te mbaruar. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te bëjnë atë qe do ju duket me e arsyeshme. Nuk do mungojnë mundësitë për njohje te reja. Për financat mos ua vini veshin te gjitha këshillave të te afërmve.

Virgjeresha

Dite sharmante dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje me partnerin, përkundrazi atmosfera do jete gjithë kohës e ngrohte. Beqaret do pëlqejnë tej mase një person, por nuk do arrijnë dot t’ia shprehin sa duhet ndjenjat. Nëse financat i lini pas dore gjendja ka rrezik te përkeqësohet me kalimin e kohës.

Peshorja

Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe për fat te keq do zhgënjeheni. Ne fakt ai nuk është zoti dhe nuk do mundet dot kurrë t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe zemra do ju rrahe me fort se asnjëherë. Buxhetin do ta menaxhoni me kujdes dhe për fat te mire nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

Akrepi

Do jeni te palogjikshëm dhe si ne ajër sot ju te dashuruarit. Ka rrezik te bëni gabime te pafalshme e me pasoja te renda për te ardhmen tuaj. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe do e takojnë rastësisht ne një ambient pune. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te matur e te kujdesshëm kjo do jete ne favorin tuaj.

Shigjetari

Dite harmonike dhe e veçante ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Pranë partnerin do përjetoni emocione te jashtëzakonshme. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm dhe te kalojnë me shume kohe me miqtë e tyre. Buxheti mund te ketë disa tronditje për shkak te investimeve te nevojshme qe do ju duhet te bëni. Nëse dikush ju ofron ndihme, mos e refuzoni.

Bricjapi

Nëse doni qe lidhja juaj me partnerin te mbetet sa me e mire mundohuni te jeni sa me largpamës dhe me tolerante. Beqaret nuk do kenë asnjë dëshirë ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Me shpenzimet mos u tregoni asnjë moment impulsive sepse situata mund t’iu dale menjëherë jashtë kontrollit.

Ujori

Çdo gjë do ju ece për mrekulli gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni një ekip i forte dhe askush nuk do mund t’iu ndaje dot. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe do vazhdojnë ta kërkojnë me kot princin e kaltër. Buxheti nuk do jete i keq. Nëse do ju duhet te merrni kredi ne banke lexoni mire çdo gjë para se te firmosni.

Peshqit

Pas një periudhe te vështirë e te mbushur me mosmarrëveshje te shumta, sot do ndiheni me te qete ju te dashuruarit. Do e kuptoni me ne fund se me inat e kokëfortësi nuk mund te arrihet askund. Beqaret ka mundësi te takojnë personat e duhur gjate një ceremonie apo një feste çfarëdo. Financat do kenë ndryshime mjaft pozitive kështu qe do mundeni te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.