MENU
klinika

Horoskopi, e premte 24 shkurt 2023

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje sot duhet patjetër te vendosni rregull tek idetë tuaja, pasi vetëm ne këtë mënyrë gjerat kane për te ecur me mire. Beqareve zemra do ju rrahe akoma edhe me fort pasi yjet do ju shfaqin para personin për te cilin kane ëndërruar aq shume. Për financat do jete dite goxha pozitive. Për shkak te masave te marra, për shkak te shpërblimeve ne pune apo nga një trashëgimi, gjendja do përmirësohet.

Demi

Dite mjaft dinamike ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni dakord me partnerin te bëni çdo gjë qe do ju pëlqejë dhe qe do ju beje te ndiheni mire te dy palëve. Beqaret ka rrezik qe për arsye te ndryshme t’i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Nëse me shpenzimet do dini si te silleni, buxheti nuk ka për te pasur asnjë lloj tronditjeje.

Binjaket

Dite e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne mëngjes do qeshni e do argëtoheni, ndërkohë qe pas mesditës mund te lindin mosmarrëveshje dhe debate te cilat mund te arrijnë edhe ne ndarje te befta. Hëna do ua mbroje gjate gjithë kohës sektorin financiar dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Disa mund te përfitojnë për te bere edhe disa investime.

Gaforrja

Dite e përkryer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni nevoje për fjalime te gjata për t’u marre vesh me atë qe keni ne krah. Edhe beqaret do jene me më shume fat ne dashuri dhe do afrohen shume me personin qe e pëlqejnë prej kohesh. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës nen trysni për ta mbajtur gjendjen te qëndrueshme, megjithatë do ja dilni mbanë.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni sa me te matur ju te dashuruarit sepse çdo fjale apo gjest i pamenduar mund te çoje ne acarim te situatës. Beqaret do realizojnë disa takime dhe pas një personi do mrekullohen. Shume shpejt për ta do ketë ndryshime rrënjësore. Financat nuk do jene te këqija ne mëngjes, por për shkak te shpenzimeve te domosdoshme gjendja do dobësohet.

Virgjeresha

Ka rrezik qe duke qene se gjerat mes jush dhe partnerit kane pasur probleme kohet e fundit, sot te flirtoni me persona te tjerë. Ky do jete një gabim sepse ju nuk i keni dhënë ende fund lidhjes qe keni. Beqaret do kënaqen me takimet qe do realizojnë edhe pse me asnjërin person nuk do mendojnë për lidhje serioze. Ne planin financiar do dini si t’i bëni me kujdes llogarite dhe nuk do ju dalin te papritura.

Peshorja

Dite e mbushur me bashkëpunim, alegri dhe emocione do jete kjo e sotmja. Ne çdo moment do ndiheni te bekuar nga yjet dhe nuk do kërkoni asgjë me tepër. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica për te gjetur personin e ëndrrave, por për fat te keq do jene pa fat. Financat nuk do jene shume te mira edhe pse ju ne fakt nuk do tregoheni te pamatur dhe nuk do bëni shpenzimet te pamenduara.

Akrepi

Për te dashuruarit kjo ka për te qene një dite e mbushur me surpriza dhe emocione te jashtëzakonshme. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo sekonde. Beqaret vërtet do lodhen pak por deri ne mbrëmje do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar nuk do keni asnjë problem pasi deri me sot keni ditur si t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Shigjetari

Dite e favorshme për te bere diskutime te sinqerta e për te zgjidhur problemet. Pas mesdite do duheni te qete dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Beqaret mund ta shohin me një sy tjetër një mik te vjetër, por tani për tani do kenë druajtje për t’ia shprehur ndjenjat. Gjithsesi mire është te mos presin gjate sepse mund ta humbasin. Merkuri do jete planeti qe do favorizoje financat. Situata ne këtë sektor do përmirësohet goxha.

Bricjapi

Vështirësitë nuk do mungojnë sot për juve qe jeni ne një lidhje megjithatë ne vend qe te dekurajoheni duhet te përballeni dhe to dhe t’iu gjeni sa me pare një zgjidhje. Beqaret do kenë një takim te veçante dhe shume shpejt do fillojnë edhe lidhje. Te ardhurat do mbeten te kënaqshme ne çdo moment sepse kurdoherë ju dini sa para te shpenzoni dhe sa te mbani mënjanë.

Ujori

Për ata qe janë ne një lidhje kjo ka për te qene një dite tërësisht normale dhe pa ndonjë problem. Beni gjithmonë atë qe do ndieni pa menduar për opinionet e te tjerëve. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te kërkuar dashurinë e për te bere ndryshime kështu qe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Financat do kenë disa tronditje te vogla, por me pak me shume kufizime do arrini t’i stabilizoni pa dhënë pasoja.

Peshqit

Mjedisi yjor do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te pandashëm nga partneri dhe priten vetëm momente te bukura. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin shume rreziqe vetëm qe ta ndryshojnë statusin sepse nuk do ja vleje. Nëse me financat tregoheni te matur, te organizuar dhe kursimtare, gjendja ka për te ndryshuar shume shpejt për mire.