MENU
klinika

Horoskopi javor, 29 tetor-4 nëntor 2018

Dashi

Fale influences se Venusit do bëni çdo gjë ketë jave për t’ia kaluar sa me mire me personin qe doni. Askush dhe asgjë nuk mund t’ua prishe planet. Shume prej beqareve nuk do duan te krijojnë një lidhje. Me mire sepse nuk është periudha me e duhur për ta bere këtë. Problemet financiare do zgjasin edhe pak gjate javës. Kjo do iu pengoje te bëni shpenzimet qe kishit menduar. Shëndeti do jete shume i mire. Nuk do keni asnjë problem, por gjithsesi mire është te bëni pak fiskulture. Ne pune do keni mbështetjen e Jupiterit. Projektet qe keni nisur do shkojnë me tej fale këmbënguljes suaj. Ne familje duhet te tregoheni pak me tolerante se me pare.

Demi

Dashuria këtë jave nuk do shkoje aspak mire. Ju doni një partner kundërshtar qe te jete i afte t’i rezistoje edhe lojërave qe ju mund te bëni. Kujdes, nëse i thoni shpesh sesi ai duhet te ishte, rrezikoni ta humbni përgjithmonë. Beqaret nga ana tjetër do jene me te favorizuar. Nëse do doni te tërhiqni vëmendjen do ia dilni mbanë. Financat do jene te mira, mos u shqetësoni fare. Kjo nuk do te thotë qe ju mund te shpenzoni sa te doni. Për te qene mire me shëndet duhet te jeni me aktive dhe te lëvizni sa me shume. Ankthi dhe stresi janë armiq shume te këqij. Ne pune Plutoni do iu çojë drejt progresit. Përfitoni! Familja nuk do ketë probleme, qetësohuni.

Binjaket

Nen influencën e Neptunit ju do keni tendence ta ngrini ne piedestal te dashurin tuaj. Kujdes, këtë jave edhe mund te zhgënjeheni. Shume prej beqareve do kenë një romance dashurie këtë jave. Jeni aq te veçante saqë disa mendojnë se jeni specie ne zhdukje. Për sa iu përket financave ato do jene te qëndrueshme por ju do keni tendence te shpenzoni pak si tepër. Kujdes, ato e kane një limit. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire, vetëm mos hani shume sepse nuk ju bën shume mire. Mundohuni te bëni edhe pak aktivitet fizik. Ne pune kjo jave do jete paksa delikate. Flisni me takt dhe mos bëni asgjë pa u menduar mire. Familja do jete ne harmoni.

Gaforrja

Këtë jave do jeni te qete ne lidhjen tuaj. Fale ndikimit te Neptunit, shpirti juaj kritik do neutralizohet. Do i shihni me qarte edhe cilësitë e partnerit tuaj. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër. Do takoni shume persona këtë jave dhe ndërmjet tyre do jete edhe personi me te cilin mund te kaloni jetën. Financat do jene te ekuilibruara, por një gabim i vogël mund ta përkeqësoje shume gjendjen. Për sa i përket shëndetit do jeni plot energji. Nuk do keni probleme te mëdha përveçse mund te ndiheni te lodhur. Ne pune do jete një jave pa shume ngarkese. Gjithsesi do arrini atje ku keni menduar. Familja shume mire. Nëse keni fëmijë merruni pak me shume me ta.

Luani

Do keni mosmarrëveshje ne çift, por asnjeri nuk do e ule hundën. Nuk është kjo mënyra e duhur për t’i zgjidhur problemet. Mundohuni te flisni me te. Ka shume mundësi qe gjate një feste apo një ceremonie, beqaret te njohin një person shume te veçante. Përfitoni! Për sa iu përket financave do keni tendence te shpenzoni me shume sesa duhet dhe situata do te përkeqësohet. Neptuni de e mbroje shëndetin tuaj, por Urani do ndikoje negativisht. Mundohuni te hiqni stresin dhe te bëni disa ushtrime fizike. Kujdes edhe nga gripi. Ne pune do jeni gjate gjithë javës dinamike dhe te vendosur për te ecur përpara. Ne familje nuk do jete klime shume e ngrohte.

Virgjeresha

Prioritet ketë jave do ketë jeta ne çift. Do kujdeseni mjaft për ta konsoliduar marrëdhënien tuaj me partnerin. Besnikëria është thelbësore për ju. Beqaret, nëse tregohen me te hapur do mund te takojnë persona shume interesante qe mund te bëhen edhe pjese e jetës se tyre. E keni vete ne dore. Financat nuk do te influencohen nga asnjë planet. Nuk do keni probleme, por kjo nuk do te thotë qe ju mund te shpenzoni sa te doni. Kujdes me shëndetin. Nëse largoni gatimet e skuqura dhe te thata, do ndiheni me mire. Konsumoni sa me shume fruta dhe perime. Ne pune do jeni ambicioze dhe energjike. Do dini mire se si ta shpenzoni këtë energji. Familja si zakonisht.

Peshorja

Këtë jave besimi qe keni tek partneri do te rritet edhe me tepër. Do bashkëpunoni shume me njeri-tjetrin dhe do flisni për çdo gjë. Për beqaret do ketë shume takime por nuk do takoni dot personin qe iu përshtatet. Mos u mërzitni, me mire qëndroni edhe pak vetëm sesa ne shoqëri te keqe. Me financat do keni shume fat. Qe gjithçka te shkoje për mrekulli duhet qe te tregoheni edhe pak te matur me shpenzimet. Me shëndetin nuk do keni probleme shqetësuese. Nëse ndiheni te lodhur mundohuni te bëni pak pushim. Mos e teproni me asnjë medikament. Ne pune do jete një periudhe shume efikase. Do ndërmerrni edhe projekte te reja. Familja do jete ne harmoni.

Akrepi

Saturni dhe Urani do iu bëjnë aq besnike ndaj partnerit saqë do jeni një shembull për te tjerët. Nuk do keni probleme ne çift dhe do kaloni dite te bukura. Beqaret do kërkojnë edhe një lidhje serioze, por dhe shume liri. Nuk është kjo java me e përshtatshme për këtë gjë. Ose prisni ose sakrifikoni paksa lirinë tuaj. Plutoni do ju shtyje te bëni shpenzime te tepruara dhe financat do përkeqësohen edhe me tepër. Shëndeti do jete i mire, vetëm se do ndiheni pak te lodhur. Çlodhuni here pas here dhe ecni pak ne këmbë. Ne pune do arrini te realizoni disa nga objektivat qe i keni vene vetes. Klima ne familje do jete e ngrohte dhe pa probleme.

Shigjetari

Jeta ne çift do kaloje një jave mjaft harmonike. Duhet te bëni çmos qe te shmangni çdo situate irrituese. Beqaret do kenë një takim shume te veçante. Menjëherë do mendojnë se kane gjetur dashurinë e vërtetë, por kjo nuk është e vërtetë. Për te do keni vetëm një tërheqje te madhe fizike. Nëse tregoheni pak me te matur me shpenzimet financat nuk do kenë asnjë problem. Shëndeti do te mbrohet nga Jupiteri. Do keni vetëm disa dhimbje te vogla te shpinës, te cilat vijnë nga lodhja e madhe. Ne pune ka ardhur koha te veproni. Fale mbështetjes se Marsit do keni te gjitha mundësitë për te arritur atje ku doni. Ne familje do keni debate dhe zënka. Kujdes!

Bricjapi

Merkuri do ndikoje pozitivisht këtë jave ne jetën e çifteve. Do jeni te qete dhe te duruar. Besimi për njeri tjetrin do jete edhe me i madh. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi pafund për takime. Përfitoni nga kjo për ta lënë pas vetminë dhe për te filluar një etape te re ne jetën tuaj. Para se te firmosni një kontrate apo te bëni një blerje kontrolloni mire qe te mos keni surpriza me financat me vone. Ato nuk do jene shume te qëndrueshme këtë jave. Shëndeti do jete i mire. Kujdes duhet te bëjnë ata qe merren me sport. Mos u lodhni tepër. Kokëfortësia juaj do shkaktoje tension ne pune. Tregohuni pak me shume diplomate. Edhe ne familje do keni debate.

Ujori

Jeta ne çift do filloje te marre tatëpjetën këtë jave. Mundohuni te jeni me tolerante dhe te rregulloni çdo problem qe keni me partnerin. Beqaret megjithëse nuk do jene ne humor te mire për disa dite, do takojnë personin qe kane ëndërruar. Mos e lini t’iu ike thjesht se jeni me te pavendosur sesa duhet. Largoni çdo shpenzim te tepruar dhe mos bëni transaksione këtë jave. Financat nuk do jene aspak te mira. Kujdesuni pak me shume për veten, mos pini me duhan, kujdesuni edhe për ushqimin dhe shëndeti do shkoje për mrekulli. Edhe pse ju duken te vështira, ju mund t’ia dilni mbanë t’i realizoni këto. Ne pune do jete jave me sukses. Familja ne tension.

Peshqit

Edhe këtë jave do vazhdoje rutina ne lidhjen tuaj. Kjo rrezikon te shkaktoje probleme ne çift te cilat do jene pak te vështira për t’u zgjidhur. Beqaret nuk do vuajnë me nga vetmia. Priten aventura te reja, mbase edhe një lidhje me serioze. Jupiteri do iu ndihmoje te përmirësoni situatën financiare. Mund te luani edhe me ndonjë lotari por mos rrezikoni shume. Marsi do ndikoje se tepërmi ne shëndetin tuaj. Tregohuni vigjilente dhe nëse nuk ndiheni mire mos ngurroni te shkoni tek mjeku. Vetëm ai mund t’iu japë këshillat e duhura. Ne pune duhet te tregoheni te duruar. Mund te ketë edhe vonesa por ne fund te javës do arrini suksesin. Familja mire.