MENU
klinika

Horoskopi për ditën e hënë, 28 shtator 2020

Dashi

Ditë e re, energji të reja. Nesër dikush do të përpiqet t’ju sfidojë për mënyrën si mendoni. Sado kokëfortë të jenë të tjerët, sigurohuni që të jeni ju ata që keni kontrollin e situatave. Dhe mos harroni asnjëherë të qëndroni gjithnjë pozitivë.

Demi

Dashuria dhe romanca duhet të shkojnë shumë mirë momentalisht. Diçka ka shkaktuar dyshim tek ju dhe jeni në ankth për të zbuluar të vërtetën në çdo situatë. Aseti më i madh do të jetë mënyra praktike dhe me themel, sesi do t’i përballni gjërat.

Binjaket

Pavendosmëria që ndjeni sa i përket disa çështjeve të caktuara mund të amplifikohet nesër. Mund ta gjeni veten duke kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin. Punoni me energji dhe njihni vlerat e të dyja situatave, në fund gjykoni me zemër.

Gaforrja

Nesër duhet t’i keni mendimet mjaft të qarta dhe fokusi i mprehtë që ju karakterizon do të bëjë që të zbuloni të vërtetën në çdo situatë. Mendja mund të ngatërrohet shumë shpesh me zemrën, por lajmi i mirë është që do të punojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Luani

Mos i lini të tjerët pas nesër, teksa merrni të gjithë vlerësimin e merituar. Bëjini pjesë të asaj që po kaloni, do të shihni se herën tjetër do t’ju ndihmojnë edhe më shumë. Gjithsecili i di vlerat personale, ashtu sikurse tuajat.

Virgjeresha

Dashuria dhe romanca do të jenë në qendër të ditës së nesërme. Gjërat shkojnë shumë mirë momentalisht. Megjithatë sot do të keni tendencën për të zbuluar diçka më shumë.

Peshorja

Mund t’ju duhet të bëni një hap prapa nesër dhe ta ktheni vëmendjen tek ajo që po ndodh brenda për brenda. Kur vjen puna tek romanca e dashuria mos u nxitoni. Momentalisht durimi është gjëja e duhur. Ata që ju rrethojnë janë më emocionalë se zakonisht.

Akrepi

Mendja juaj është kaq e mprehtë sa mund të analizojë edhe detajet më të vogla. Asgjë nuk do t’i shpëtojë vëmendjes tuaj nesër. Do të jeni në kontroll të çdo situatë, e kuptojnë ose jo të tjetër. Merrni kohën që ju duhet dhe bëni durim, do të arrini gjëra të mëdha.

Shigjetari

Konflikti është pjesë e jetës dhe ndonëse kjo mund t’ju mërzisë shumë momentalisht, është një sfidë që duhet të tejkaloni, sidomos në aspektin sentimental. Flisni me partnerin dhe zgjidhini situatat me dialog. Do të shihni se nuk është aq e vështirë.

Bricjapi

Dashuria është në anën tuaj. Do të zbuloni se sa më shumë të vërtetë qëndroni me veten, aq më shumë do të mund t’i përkushtoheni tjetrit. Nesër shfrytëzojeni kohën për të bërë aktivitete të ndryshme dhe pse jo për t’u argëtuar.

Ujori

Të ndikuar ndoshta nga ata që ju rrethojnë, nesër do t’ju tërheqë vëmendjen diçka që deri dje nuk ju kishte bërë aspak përshtypje. Një dëshirë e papritur për të udhëtuar mund të sjellë një fundjavë vërtetë interesante.

Peshqit

Blerjet për në shtëpi mund të jetë një prej planeve për nesër. Sensi estetikës është shumë i fortë momentalisht dhe shija e mirë, në periudhën më të mirë. Gjithsesi, bëni kujdes me shpenzimet, jo gjithçka është e nevojshme.