MENU
klinika

Horoskopi për ditën e mërkurë, 9 dhjetor 2020

Dashi

Edhe pse jeni nën ndikimin e Jupiterit, nesër nuk duhet të keni shumë iluzione, prandaj është më mirë të mbështeteni në aftësitë tuaja.

Demi

Parashikohet një ditë pozitive, nën shenjën e Afërditës dhe hënës, që do t’ju mbështesin jo vetëm në planin sentimental, por edhe në çështjet ekonomike.

Binjaket

Me gjithë largimin gradual të Jupiterit nga shenja juaj, mos u shqetësoni, se vendin vakant do ta zerë Neptuni në një orbitë mëse brilante për ju. Priten kontakte dhe njohje të reja.

Gaforrja

Hëna është në një pozicion të favorshëm për ju, dhe duhet ta shfrytëzoni për të sistemuar një herë e mirë problemet në fushën sentimentale. Mos u stepni për të thënë kërkesat tuaja.

Luani

Afërdita, Marsi, Saturni dhe Plutoni, bëjnë që dita e nesërme të jetë mjaft pozitive në planin ekonomik. Por edhe zemra kërkon pjesën e saj.

Virgjeresha

Tani që Jupiteri është në një orbitë mëse stimuluese për ju, do t’i keni të gjitha mundësitë që të rikuperoni terrenin e humbur.

Peshorja

Edhe pse Hëna nesër nuk është në favorin tuaj, nuk duhet të shqetësoheni edhe aq, pasi do të keni Uranin dhe Saturnin në anën tuaj. Do t’i riktheheni një projekti të vjetër.

Akrepi

Bëni mirë të tregoheni të duruar nesër pasi impenjime të shumta dhe mërzitje të vogla duken të paevitueshme. Megjithatë Marsi dhe Afërdita ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të zemrës.

Shigjetari

Eshtë tranziti i disa planetëve njëherësh, e sidomos Saturni që duket se e “ngrys” qiellin tuaj. Por fati juaj nesër është Mërkuri, që ka efekte mjaft pozitive.

Bricjapi

Afërdita në shenjë do t’ju bëjë protagonistë në dashuri. Intuita do t’ju bëjë të kuptoni se kush janë personat që mund t’i besoni, dhe kujt të mos i zini besë.

Ujori

Edhe pse Jupiteri nuk ju mbështet më si më parë, asgjë nuk do t’ju pengojë të arrini një objektiv të caktuar, pasi keni mbështetjen e Marsit dhe Afërditës. Pak më tolerantë.

Peshqit

Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duket se tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, deri sa të paraqesin vlerat reale në aspektin profesional.