MENU
klinika

Horoskopi për ditën e premte, 4 mars 2022

Dashi

Vetëm për shkak se dikush ka një ide tjetër, nuk do të thotë se është një ide më e mirë. Mendimi i pavarur gjithmonë duhet të inkurajohet. Mos u shqetësoni nëse njerëzit ju akuzojnë se jeni mendjembyllur.

Demi

Kjo nuk është një ditë shumë e mbarë për suksese financiare, prandaj mos e prekni portofolin tuaj ose mos nënshkruani asnjë dokument që do t’ju angazhojë në një shitje të kushtueshme. Asnjë investim që bëni nesër nuk do të sjellë fitime.

Binjaket

Një nga marrëdhëniet tuaja po ecën ngadalë drejt një niveli të ri. Ju mund të keni dëgjuar disa këmbana alarmi kohët e fundit. Është shumë shpejt që të tregoni nëse ka gjëra për t’u shqetësuar, prandaj mos veproni i bazuar tek frika dhe dyshimet.

Gaforrja

Njerëzit në jetën tuaj janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe secili prej tyre ka diçka për t’ju mësuar nesër. Jini i hapur për leksione dhe do të kuptoni gjëra të reja rreth disa personave që i njihnit ndryshe.

Luani

Kjo është një kohë për të ndier fuqinë tuaj magnetike dhe me të vërtetë të besoni se kur shkoni diku, njerëzit arrijnë ta vënë re hyrjen tuaj. Ndonjëherë kjo mund të jetë një barrë, pasi i frikëson njerëzit dhe ju detyron që të jeni ju ai që e bën lëvizjen e parë.

Virgjeresha

Pse jeni në një nxitim të tillë? Askush nuk po ju ndjek edhe pse është e vërtetë se të gjithë të tjerët i keni lënë prapa. Kjo është arsyeja më e madhe për ju që të ngadalësoni ose të ndaloni për një pushim. Planet e ardhshme që do të keni do të duhet të presin gjithsesi.

Peshorja

Nëse bëni një vepër të mirë do të paguheni në një milion mënyra të ndryshme. Një promovim duket në sfond, por duhet të kapni momentin për të mos e humbur si shans.

Akrepi

Pse keni një qëndrim negativ kohët e fundit? Është koha ta shikoni gotën gjysmë plotë, jo gjysmë bosh! Ky nivel dyshimi që keni ndaj njerëzve të tjerë duhet të largohet dhe sa më shpejt.

Shigjetari

Një gjë e mrekullueshme ndodh kur komplimentoni të tjerët sepse komplimentet ju kthehen mbrapsht. Besimi juaj po rritet shpejt tani dhe është i rrënjosur në gjëra shumë të qëndrueshme.

Bricjapi

Nesër mund të vëreni se jeni më idealist se shumë nga njerëzit me të cilët rrethoheni. Ajo që është e sigurt është se njerëzit e afërt me ju e duan mënyrën si e shikoni jetën.

Ujori

Ju do të duhet të përdorni energjinë tuaj për të hedhur poshtë çdo gjë që ndan njerëzit nga njëri-tjetri. Zgjuarsia juaj do të jetë shumë e dobishme në momente tensioni. Me paratë gjërat do jenë stabël.

Peshqit

Pushteti korrupton, dhe pushteti absolut është më i rrezikshëm prandaj jini të kujdesshëm ndaj dikujt që ka shumë autoritet mbi jetën tuaj. Ky person mund të bëjë një lëvizje shumë agresive ndaj do të duhet të mbroheni.