Intervistë/ Dukuria e votave të “pista” është sjellë në fokus nga presidenti Nishani, gjatë një interviste që ka dhënë gjatë mbrëmjes me editorialistin Mentor Nazarko.
Zgjedhjet e shkuara duket se kanë konsoliduar një dukuri që u shfaq në përmasa të mëdha, e për këtë PD ka ngritur zërin. Presidenti Nishani tha se është në dijeni të këtij problemi madhor, por sipas tij, gjiithçka nuk mund të marrë zgjidhje brenda një nate.
“Procesi i blerjes së votave nuk mund të kurohet brenda një nate. Ajo që unë i jap të drejtë opozitës dhe nga provat dhe faktet që kam parë nga proceset…nga individë që janë të njohur publikisht si njerëz të dhunshëm. Ka një numër shqetësues personazhesh me rekorde kriminale, që janë shfaqur edhe në zgjedhjet lokale, që kanë dhunuar komisionerët. Për mua më emergjente është që këta njerëz të intimidojnë komisionerët, familjet e pambrojtura që të shkojnë në qëndra votimi. Si dukuri që ka një ndikim serioz në proceset zgjedhore”, tha ai.
Intervista e plotë e editorialistit Mentor Nazarko me presidentin Bujar Nishani