MENU
klinika

Ekskluzive!

Nishani: Shqipëria nuk ka vetëm miq, por edhe jo dashamirës!

11.05.2017 - 16:16

Intervistë/ Presidenti Nishani, gjatë një interviste me editorialistin Mentor Nazarko, ka dhënë vlerësimin e tij mbi marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera dhe si është raporti i Shqipërisë me to.

Ai ceku faktin se vendi ynë nuk ka vetëm miq, por edhe jo dashamirës, të cilët sjellin ngërçin. Nishani e konkretizoi këtë me anë të shembujve, ku nxiten individët të cilët nuk kanë qëndrueshmëri mentale dhe sociale.

“Nuk do ti referohem asnjë vendi. Ne kemi marrëdhënie diplomatike dhe nuk do ti referohem asnjë shteti tjetër, për sa kohë janë institucionet që janë identifikuar çështje konkrete. Shqipëria nuk ka vetëm miq, por jo thjeshtë konkurrent por edhe jo dashamirës që pengojnë ecjen përpara, përdoren nga instrumenta jo dashamirës”, tha ndër të tjera Nishani.

Përmes shembujve konkretë, ai shtoi se ka tentativa nga vende jo dashamirëse për t’i infiltruar këta individë. “Duke tentuar që të nxisin individë që nuk kanë qëndrueshmëri mentale dhe sociale dhe ka tentativa nga vende jo dashamirëse për t’i infiltruar. Ky është një realitet që ka një dinamik. Shqipëria ka një maturi dhe pjekuri të institucioneve ligjzbatuese dhe është në përgjegjësinë e tyre për ti parandaluar”, tha Nishani në fund të intervistës.

Intervista e plotë e editorialistit Mentor Nazarko me presidentin Bujar Nishani