25.06.2017 - 09:17
Editorialisti Shpëtim Nazarko ka analizuar procesin e votimit dhe incidentet e krijuara në disa qarqe të vendit, ku kanë sjellë përplasje mes kampeve politike.
Sipas tij, këto zgjedhje dallohen nga proceset e viteve të kaluara, pasi kanë 2 veçori.
Nazarko shprehet se Partia Demokratike po tenton të ketë një proces të ngadaltë votimi, për të arritur një pjesmarrje të ulët.
Kjo taktikë e PD-së, sipas Nazarkos, po bëhet me qëllim që të dëmtohet PS dhe të mos arrijë 71 mandate për të qeverisur e vetme.
Veçoria e dytë, janë incidentet e krijuara që LSI po mundohet të kapet pas tyre, mbase për të justifikuar rezultatin që do të dalë nga numërimi i votave.