MENU
klinika

Shpëtim Nazarko

A kemi një Beppe Grillo në Shqipëri? Klasa politike ka dështuar, ka ardhur koha për disa burra të urtë!

05.03.2018 - 15:20

Analisti politik dhe drejtori i portalit “Konica.al”, Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”, ka folur gjatë mbrëmjes së sotme në lidhje me zhvillimet politike në Itali. Ajo çfarë shton kërshërinë, lidhet me faktin nëse në realitetin shqiptar, a kemi “Pesë Yjet”? Nazarko nënvizoi se Italia është në kërkim të një skeme klasike dhe se nuk pëson tronditje aq të mëdha, në ndryshim nga vendet e tjera të industrializuara, ku ndodhin tërmete të mëdha politike, por nuk e rrëzon përdhe.

Pra, sipas tij, Italia ka një specifikë, pasi nuk preket nga krizat e stërmëdha. Duke bërë një paralele me Italinë, me Beppe Grillon, komikun që po tronditi Evropën, Nazarko nuk hezitoi të nënvizojë faktin se për të arritur tek mjeshtat klasikë, do duhet një kohë e gjatë, një proces që do të vijë ngadalë.

Politika është art, komunikim politik. A gjen qasje “Pesë Yjet” me realitetin shqiptar? Drejtori i “Konica.al” përçoi idenë se në vendin tonë, pas viteve ’90, nuk ka mbaruar vetëm klasa politike, por edhe ajo mediatike.

Por a ngre peshë komunikimi politik? A kemi një Grillo në Shqipëri? “Ne duhet të pranojmë, kemi dështimin e një klase politike, qoftë të majtë e të djathtë, biznesit, etj”, tha Nazarko, duke trajtuar një sërë problematikash.

“Është një Shqipëri pa pyje, që përmbytet, na duhen më shumë tubacione uji. Jemi në një fazë kritike, por duhen burra të urtë, që ne të mbyllim një kapitull, për të pranuar këtë dështim”. Analisti ceku edhe rastin e Gjermanisë, ku infermierët arratisen, duke mos kthyer kokën pas. Ai tha se ndodhur në këto kushte, na duhen disa burra të urtë, për të bërë një klasë arsimtare, për të mos pasur këtë situatë kaotike.