MENU
klinika

Vendet mbizotëruese

Eksportuesit më të mëdhenj në botë

26.06.2018 - 13:51

Për herë të parë në dekada, barrierat tregtare duket se po rriten në mbarë botën.

Negociatat e Brexit-it kanë ndihmuar në krijimin e një mjedisi të pasigurt, ndërkohë që vendosja e tarifave amerikane mbi importet e çelikut dhe aluminit – së bashku me masat hakmarrëse që vijnë si pasojë – kanë krijuar pengesa më të prekshme ndaj tregtisë ndërkombëtare.

Momentalisht, ka edhe retorikë që vjen nga Uashingtoni në lidhje me shtimin e tarifave për 200 miliard dollarë mallra me prejardhje nga Kina, dhe rinegocimet e NAFTA-s janë prej kohësh tashmë në agjendën e Presidentit Trump.

Takimi i G7-s në Kanada gjithashtu bëri një pasqyrim të kohëve të fundit mbi gjendjen ekzistuese të tregtisë. Për herë të parë nga ç’mbahet mend së fundi, takimi i liderëve perëndimorë ishte i tensionuar, duke përfunduar në thirrje emri dhe akuza, për të dhënë përshtypjen se më e keqja mund të jetë ende e ardhur.

Por le të njihemi me eksportuesit më të mëdhenj në botë

Ndërsa mjedisi rreth tregtisë ndryshon, vlen të përmenden vendet që kanë aksionet më të mëdha në tregtinë ndërkombëtare, sa për fillim.

Si importet dhe eksportet janë të rëndësishme, por harta bashkëlidhur nga HowMuch.net fokusohet ekskluzivisht tek eksportuesit më të mëdhenj në botë. Secili vend është ridimensionuar bazuar në të dhënat e fundit për eksportet nga Organizata Botërore e Tregtisë për vitin 2017. Vendet me më pak se 20 miliard dollarë në eksporte janë përjashtuar krejtësisht. Shqipëria e ka vlerën e eksporteve afërsisht 250 milion dollarë, që për frymë popullsie llogaritet rrotull 885 dollarë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në tabelën më poshtë renditen 10 vendet me më shumë eksporte për vitin 2017.

Kina kryeson me 2.26 bilion dollarë eksporte në vit, por vendi gjithashtu ka një popullsi të konsiderueshme prej gati 1.4 miliard njerëz.

Gjermania, e cila është një vend eksportues masiv automjetesh, dërgon një shifër të frikshme prej 1.45 bilion dollarë mallra jashtë vendi çdo vit, pavarësisht se ka vetëm 83 milion njerëz. Pra, sa 6 për qind e popullsisë së Kinës dhe eksporton pak më shumë se gjysma e eksporteve të saj. Ndryshe përkthehet 18,000 dollarë për FRYMË eksporte.

Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi i dytë më i madh në botë në vlerë absolute.Megjithatë, nëse krahasimi bëhet me eksportet për frymë është e qartë se SHBA-ja mbështetet shumë më pak te eksportet në përgjithësi. Ajo eksportoi 1.55 bilion dollarë mallra në vitin 2017, rreth 4.800 dollarë për person, më pak se një e treta e Gjermanisë.

Jo më kot Donald Trump shqetësohet për bilancin tregtar të Amerikës.

Burimi: World Economic Forum