MENU
klinika

Shifra serioze

Ndikimi i dhunës dhe luftërave në pasurinë kombëtare

25.06.2018 - 23:02

Lufta dhe dhuna nuk kushtojnë vetëm jetë njerëzish, kanë një ndikim ekonomik gjithashtu.

Sipas botimit të fundit të Indeksit Global të Paqes, ndikimi ekonomik i dhunës në ekonominë globale në vitin 2017 ishte 14.8 trilion dollarë.

Kjo është ekuivalente me 12.4% të aktivitetit ekonomik botëror, apo afërsisht 2 dollarë për çdo person në planet.

Siria e shkatërruar nga lufta është ekonomia më e prekur nga dhuna, që i kushton vendit 68% të PBB-së së saj; ndërsa Afganistanit gati dy të tretat e PBB-së së tij dhe Irakut pak më shumë se gjysma.

Vrasjet e larta dhe krimet e dhunshme në El Salvador dhe Lesoto e ulin vlerën e ekonomive të tyre me 49% dhe 30% respektivisht. Megjithatë, Qiproja shihet si një anomali, pasi shumica e kostos së saj ekonomike lidhet me zhvendosjen e popullsisë së saj.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në përgjithësi, dhuna në mbarë botën po përkeqësohet: nivelet e paqes u përkeqësuan në 92 vende në vitin 2017 dhe u përmirësuan në vetëm 71 vende.

Dhe për herë të parë në histori, refugjatët përbëjnë 1% të popullsisë globale – afërsisht sa numri i popullsisë së Britanisë së Madhe (thuajse 66 milion banorë).

Ndikimi ekonomik i dhunës u rrit me 2% gjatë vitit 2017 për shkak të rritjes së kostos së konfliktit dhe shpenzimeve të sigurisë së brendshme, me rritjen më të madhe të shpenzimeve të sigurisë në Kinë, Rusi dhe Afrikë të Jugut.

Megjithatë, një zhvillim pozitiv është se shpenzimet e përgjithshme ushtarake po bien, në raport me PBB-në. Sipas Indeksit 2018, 88 vende shpenzojnë më pak dhe 44 shpenzojnë më shumë. Shpenzimet mesatare ushtarake të vendit si përqindje ndaj PBB-së kanë vazhduar rënien dhjetëvjeçare, duke arritur në 102 vende që shpenzojnë më pak.

Burimi: World Economic Forum