MENU
klinika

Përfitimet e mbajtjes së valutës

Vendet që mbajnë më shumë valutë të huaj

28.06.2018 - 09:37

Në lojën plot risqe të tregtisë ndërkombëtare, mbajtja e një rezerve parash të huaja ofron mundësi.

Rezervat në valutë të huaj mund të ndihmojnë monedhën vendase ose të ofrojnë siguri të nevojshme në rast emergjence ekonomike kombëtare. Dhe kur rezervat janë të bollshme, një vend mund t’i përdorë ato edhe për të ushtruar ndikim në çështjet ndërkombëtare – në fund të fundit, shumica e aktiveve (mjetet) financiare janë njëkohësisht pasivet (detyrimet) e dikujt tjetër.

Rezervat në valutë të huaj sipas vendit

Infografikët e mëposhtëm vijnë nga HowMuch.net dhe dimensionojnë vendet në një hartë botërore bazuar në rezervat e tyre në valutë, sipas të dhënave më të fundit të FMN-së.

Në vijim paraqitet një listë me 10 vendet e para – Kina e kryeson listën me një vlerë prej 3.2 bilion dollarësh në rezervat e mbajtura:

Gjëja e parë që mund të vëreni nga kjo listë është se ekonomitë më të mëdha, si SHBA-ja dhe Evropa, dukshëm mungojnë, por kjo ndodh për shkak se dollari amerikan dhe euro janë monedhat më të zakonshme të përdorura në transaksionet ndërkombëtare. Si rezultat, vendet si Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të mbajnë shumë rezerva.

Për ta vënë në kontekst, më poshtë renditen të dhënat që bankat qendrore raportojnë në tremujorin e tretë të vitit 2017 për sasitë e tyre në valutë:

Interesant duket fakti që jeni japonez ka renditje të mirë si monedhë rezervë, sidoqoftë vendi ende mban shumën e dytë më të lartë të rezervave valutore (1.2 bilion dollarë). Kjo ndodh pjesërisht për shkak se Japonia është një fuqi eksportuese, e cila dërgon çdo vit 605 miliard dollarë eksporte jashtë vendit.

Pse duhen mbajtur rezervat valutore?

Më poshtë renditen shtatë arsye, siç vuri në dukje fillimisht The Balance:

1. Rezervat në valutë të huaj i japin mundësi një vendi të mbajë vlerën e monedhës vendase në normë fikse

2. Vendet me kurs këmbimi të luhatshëm mund të blejnë monedha të huaja ose instrumente financiare për të ulur vlerën e monedhës së tyre të brendshme

3. Rezervat e huaja mund të ndihmojnë në ruajtjen e likuiditetit gjatë një krize ekonomike

4. Rezervat mund të sigurojnë besim tek investitorët e huaj, duke treguar se banka qendrore ka aftësinë për të ndërmarrë veprime për të mbrojtur investimet e tyre

5. Rezervat valutore i japin një vendi siguri shtesë në përmbushjen e detyrimeve të pagesave të jashtme

6. Rezervat valutore mund të përdoren për të financuar sektorë të caktuar, si për shembull ndërtimi i infrastrukturës.

7. Ata gjithashtu shërbejnë si mjet diversifikimi, i cili u lejon bankave qendrore të reduktojnë rrezikun e portofolit të tyre të përgjithshëm të investimeve

Burimi: World Economic Forum