Ajo është një nga blogeret më të njohura, e cila përveç stilit unik që përcjell, është dhe një ndër vipat që nuk njeh komplekse.
Sikundër jemi mësuar të shohim femrat e showbizit që mundohen gjithmonë të arrijnë perfeksionin përsa i përket pamjes së jashtme, të kuruara në maksimum, Estela Ujka është një nga personazhet që nuk e mendon këtë pjesë, e vlerëson veten dhe e do trupin e saj.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me bikini dhe nuk e ka problem edhe pse i duket barku me strija nga lindja, edhe pse gjoksi i saj nuk është në formën e duhur, ajo ka preferuar që ta hedhë në Instagram.
Dhe po komentet janë shumë më pozitive se të një personazhi tjetër vip që ka realizuar një foto përfekte.