Sipas Euronews, Shqipëria zë vendin e tretë në Ballkanin Perëndimor për shitjen e armëve në tregun e jashtëm, duke kapur vlerën e 1.28 milion eurove për vitin 2016.
Referuar raportit të Clearinghouse për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), vendet e rajonit, të udhëhequra nga Serbia, kanë eksportuar mbi 500 milion euro armë dhe municione në 2016.
Shitja e armëve nga Ballkani Perëndimor në Arabinë Saudite në vitin 2016 arriti në 118 milion euro, duke e bërë atë blerësin më të madh. Pjesa tjetër u shit në vendet si Afganistani, Algjeria, Iraku dhe Turqia në Shtetet e Bashkuara.
Më tej, në artikullin e Euronews thuhet se prodhuesit e armëve dhe qeveritë në rajon po rrisin prodhimin e tyre dhe eksportet e rezervave të tepërta për të përmirësuar ekonomitë në vështirësi.
Më tej, të ardhurat vjetore të rajonit nga shitja e armëve u rritën me 12 për qind, duke shkuar në 514.6 milion euro për vitin 2016.
Ndërkohë, Serbia kryeson edhe listën rajonale të eksporteve të armëve me vlerë 406.6 milion euro, ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 104.3 milion euro. Ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia shitën përkatësisht 1.13 milion euro dhe 1.21 milion euro.
E plotë: http://www.euronews.com/2018/07/06/western-balkans-arms-exports-exceed-500-million-euros-in-2016-report