MENU
klinika

90-vjeçari multidisiplinar

I endur në shumë kombe e vepra

26.07.2018 - 15:37

Të njohësh një njeri është si të njohësh një komb, shprehet në një hyrje të një vepre Karl Jung. I endur e i tjerrë midis shumë kombeve, në moshën 90 vjeçare, lëvrues i disa zhanreve të artit ai ndihet komod në moshën e tij të shtyrë. Arti te një person nuk përmblidhet dot brenda qytetit, krahinës, vendit të tij.

Fushat e artit, sa janë të ndara, janë komplementare dhe dëshirë tek njeriu me kulturë të bëjë më shumë. Dikush përafron Kafkën në personalietin e tij, dikush adhuron Balzakun, dikush citon Shekspirin, dikush dëshiron të afrojë copëza të tëra personalitetesh por cilësia e artistëve është që të japin sa më shumë botë nga bota e tyre, por që në fakt nuk është e tyre.

Është botë universale ndjenjash e gërshetuar me fjalë dhe tinguj, zëra që janë bërë për t’u përcjellë nga njeriu te njeriu për të dhënë jetë. Ata japin gjithmonë diçka, gjithmonë ‘ekstra’ dhe nuk kërkojnë asgjë, duan shumë mirënjohje, respekt dhe dashuri.

I tillë është Gjergj Vlashi, multidisiplinar në art, i palodhur megjithëse në moshë të thyer, i hollë në mendime dhe këmëngulës në veprime. I nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”, personalitet në fushën e artit me 15 çmime të rëndësishme kombëtare.

Gjergj Vlashi ka themeluar trupën e teatrit të kukullave dhe në vitin dhe themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, botues i 45 vepra në letërsi origjinale, përkthime dhe komedi dhe 110 premiera.

I papërtuar në skenat e estradës në Durrës, Pogradec, Vlorë, Peshkopi, Lushnjë apo në Shkodër, po ashtu edhe për punën si pedagog i jashtëm në Institutin e Arteve (sot Universiteti i Arteve). Përkthyes i disa nobelistëve si Hose Kamilo Sela, Hose Saramago, apo Paolo Coelho. Ka aq tituj e vepra sa dhe rrudha e mendime në fytyrë.

shpetim nazarko

Njeri me vullnet të hekurt dhe dëshirë për punën e tij, ai e tall termin ‘’pension’’, karriera e tij numëron 40 vjet regjizor profesionist dhe 70 vjet krijimtari. Regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi udhëton midis tre botëve të artit për një vepër më tepër. Mosha bën të sajën e largon nga regjizura, afron më shumë veprat e tij në përkthim.

Adhuron autorët klasikë dhe është ne proçese kafkiane të fjalës në vazhdim, midis ndërgjegjeve shoqërore dhe të fshehtat që lips nëndërgjegja e mëkateve të çdo njeriu. Në skenë kam dalë që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Përkthimi i tij i parë nis me tregimin “Rrëfimet e një gruaje” të Mopasanit. Më vonë nxjerr romanin i parë, “Njeriu i netëve të vjeshtës”.

Fillimet me punë të gjatë këmëngulëse i dhanë frutet e veta. Tashmë, gjithmonë e ka një plan për një vepër më tepër. Adhuron kulturën spanjolle dhe ka sjellë antologjitë me tregime austriake, spanjolle, hispano amerikane, si dhe dramën e vetme të shkruar nga Aleksandër Moisiu, me titull “I burgosuri”.

Sjell letërsi për fëmijë, tregime, novela dhe romane. Në shqip sjell veprat “Dera e gjyqit”, “Procesi”, “Metamorfoza” dhe novela të tjera, si dhe “Mjeku i fshatit dhe tregime të tjera”. I ndezur në shumësi kulturore kombesh ai jeton mes veprave të tij.

Përgatiti E.K