MENU
klinika

Evropa po e humbet mbizotërimin

Qytetet ku parapëlqejnë të punojnë emigrantët

05.07.2018 - 20:44

Londra është vendi ku punëtorët migrantë duan të jenë, sipas një sondazhi të ri.

Më shumë se një e pesta (22%) e të anketuarve thanë se kryeqyteti i Britanisë së Madhe ishte destinacioni i tyre i parapëlqyer.

Nju Jorku vjen në vendin e dytë me 16%; Berlini dhe Barcelona në vendin e tretë dhe të katërt respektivisht, të dy me 15%.


Evropa dominon dhjetëshen e parë me pesë qytete, duke përfshirë Parisin në vendin e tetë. Ndërsa qytetet e mëdha evropiane dhe amerikane përbëjnë dy të tretat e 30 destinacioneve më të njohura.

Dubai, Sidnei dhe Tokio gjithashtu bëjnë pjesë në dhjetëshe, në vendin e gjashtë, të nëntë dhe të dhjetë respektivisht. Abu Dhabi dhe Hong Kongu gjithashtu janë ngjitur në renditje këto katër vitet e fundit.

Dominimi i Londrës vjen pavarësisht një rënieje të përgjithshme të tërheqjes ndaj Britanisë së Madhe. Para votimit të Brexit, Britania e Madhe ishte destinacioni më i kërkuar evropian nga punëtorët e huaj. Tani ajo ka rënë në vendin e pestë, pas Gjermanisë, dhe është më pak popullore se SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia.

Burimi: World Economic Forum