MENU

Kontributi në GDP

Pesha e turizmit në ekonominë shqiptare

31.07.2018 - 16:00

Në periudhën 2013-2017, shpenzimet e turistëve të huaj (jo-rezidentë) në vendin tonë ndaj PBB-së janë mesatarisht 13,3%, ndërsa shpenzimet e shtetasve shqiptarë (rezidentë) jashtë vendit tonë ndaj PBB-së janë mesatarisht 11,2%.

Në vitin 2017, shpenzimet e turistëve të huaj (jo-rezidentë) në vendin tonë ndaj PBB-së janë 14,9%, ndërsa shpenzimet e shtetasve shqiptarë (rezidentë) jashtë vendit tonë ndaj PBB-së janë 11%.

Aktivitetet e lidhura direkt me turizmin, gjeneruan rreth 39 miliard lekë vlerë të shtuar gjatë vitit 2017, duke kontribuar me rreth 2,5% në të ardhurat kombëtare

Duke marrë në konsideratë efektet indirekte të shpenzimeve të turistëve në aktivitete të tjera ekonomike, ky kontribut është edhe më i lartë.

Turizmi përfshin aktivitetet: akomodim, shërbime ushqimi dhe pije, agjenci udhëtimi, operator turistik, qira e makinave dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit.

Numri i turistëve për çdo të punësuar

Gjatë vitit 2016 në vendin tonë erdhën rreth 4,7 milion shtetas të huaj, ndërsa vetëm të punësuarit në aktivitetet e lidhura direkt me turizmin janë rreth 30 mijë persona, që do të thotë çdo i punësuar në këto aktivitete i shërben dhe kujdeset për rreth 157 vizitorë të huaj.

Siç vërehet edhe nga tabela më sipër, industria që punëson më shumë është ajo e shërbimeve të ushqimit dhe pijeve, që në vitin 2016 ka punësuar 23732 individë.

Burimi: INSTAT