MENU
klinika

Formula 1

Shiu bëhet protagonist i “pole position” në Hungari, ja si nisen pilotët…

28.07.2018 - 15:25

Shiu është bërë sërish protagonist në garat e Formula 1, ku përsëri është Ferrari dhe Vettel ai që është penalizuar më shumë.

Gjatë provave të Hungarisë ishte Ferrari skuadra më e shpejtë në pistë, por një shi i rrëmbyeshëm gjatë provave zyrtare ka bërë që Mercedes të dalë në majë me “pole” të dyfishtë me Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas.

Pas tyre janë renditur të Kuqtë e Ferrarit, Kimmi Raikkonen dhe Sebastian Vettel. Dy minuta përpara fundit ishte finlandezi i Ferrari-t ai që kreu xhiron më të shpejtë në Hungaroring.

Por gjatë xhirove të fundit të pretendentëve Bottas merr “pole position” përpara se t’ia kalojë Hamilton, i cili ishte piloti i fundit që mbylli provat zyrtare. Gara zyrtare është nesër, në orën 15:10.

Statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën

“Kthehem me buzëqeshje në fushë”

Broja rrëfehet pas dy ndeshjeve të para me Evertonin

Nga oferta 12 milionë euro për ta blerë te Seria A

Mirlind Daku zbulon detaje interesante

“Jamal, e tashmja dhe e ardhmja“

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij