MENU
klinika

Eksport i suksesshëm

Mësimi i gjuhëve të huaja rrit ekonominë

27.07.2018 - 13:06

Studiuesit kanë zbuluar se të qenët poliglot i bën mirë ekonomisë. Vendet që aktivisht kultivojnë mësimin e gjuhëve të ndryshme korrin shumë shpërblime, nga eksportet më të suksesshme te një forcë punëtore më inovative.

Zvicra, për shembull, ia atribuon 10% të GDP-së së saj trashëgimisë shumëgjuhëshe. Vendi ka katër gjuhë kombëtare: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe një gjuhë e lashtë latine e quajtur romanshe.

Britania, nga ana tjetër, vlerësohet se humbet ekuivalentin prej 3.5% të GDP-së çdo vit, për shkak të aftësive gjuhësore relativisht të dobëta të popullsisë.

Kjo mund të jetë pjesërisht sepse gjuhët mund të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve tregtare. Një studim i kompanive të vogla dhe të mesme në Suedi, Gjermani, Danimarkë dhe Francë zbuloi se ata që investuan më shumë në gjuhë ishin në gjendje të eksportonin më shumë mallra. Kompanitë gjermane që investuan shumë në staf poliglot shtuan 10 vende eksporti në tregun e tyre. Kompanitë që investuan më pak thanë se humbën nga kontratat.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Hulumtuesit gjithashtu kanë theksuar edhe përfitimet individuale të të folurit më shumë se një gjuhë. Për ata që e kanë të vështirë mësimin e një gjuhe tjetër, lajmi i mirë është se nuk duhet të flisni shkëlqyer për të ndier një ndikim pozitiv.

Disa studime tregojnë se gjuhët  e huaja rrisin mundësitë e fitimit të të ardhurave. Në Florida, punëtorët që flasin spanjisht dhe anglisht fitojnë 7000 dollarë në vit më shumë se ata që flasin vetëm anglisht. Sipas një studimi kanadez, burrat dygjuhësh fitojnë 3.6% dhe gratë dygjuhëshe fitojnë 6.6% më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në anglisht. Përfundimi: kjo ishte e vërtetë edhe nëse ata nuk e përdornin gjuhën e tyre të dytë për punë.  Autorët arsyetuan se kjo ishte sepse njohja e një gjuhe të dytë shihej si një shenjë e fuqisë njohëse, këmbënguljes dhe një edukimi të mirë.

Përtej shpërblimeve të menjëhershme ekonomike, gjuhët mund të ndihmojnë fuqinë punëtore të një vendi në mënyra më delikate dhe afatgjata. Për shembull, shumëgjuhësia është provuar të sjellë përfitime për shëndetin e trurit, duke vonuar fillimin e demencës. Ajo gjithashtu është shoqëruar me një aftësi më të mirë në përqendrim dhe në përpunimin e informacionit. Efektet janë më të forta te njerëzit që janë poliglot nga një moshë e re, por mësimi i një gjuhe të re edhe më vonë jep ndryshime.

Burimi: World Economic Forum