MENU
klinika

SHBA-ja kryeson

Vendet që prodhojnë më shumë doktoratura shkencore

31.07.2018 - 20:00

Arsimi është çelësi i rritjes ekonomike.

Arsimi terciar në veçanti është në qendër të risisë që ne shohim rreth nesh. Zbulime të reja të tilla si teknologjia MP3 dhe GPS kurrë nuk do të kishin ndodhur nëse nuk do të ishte për kërkimet PhD.

Vendet po investojnë në sistemet e tyre të arsimit të lartë, dhe më shumë njerëz se kurrë më parë po përfundojnë studimet e doktoraturës. Por cili vend ka doktorantët më të shumtë?

SHBA-ja kryeson

Sipas një raporti të OECD, SHBA-ja ka të paktën dy herë më shumë të diplomuar në doktoraturë se Gjermania, rivali i saj më i afërt.

Në vitin 2014, 67449 persona u diplomuan me doktoraturë në SHBA, krahasuar me 28147 në Gjermani. Në vendin e tretë është Mbretëria e Bashkuar me 25020 doktorantë, e cila ndiqet menjëherë nga India me 24300.

Edhe pse e pesta në listë, Japonia ka vetëm një të katërtën e të diplomuarve në doktoraturë që ka SHBA-ja, me 16039.

Në vendin e gjashtë dhe të shtatë, Franca dhe Koreja e Jugut kanë përkatësisht 13729 dhe 12931. Spanja dhe Italia, në të tetin dhe të nëntin, kanë një numër të ngjashëm, 10889 dhe 10678 respektivisht.

Australia është në vendin e 10-të me 8400.

Vlen të kihet parasysh se nëse shikojmë numrat për frymë popullsie, pamja mund të duket ndryshe.

Në tabelën më poshtë listohen vendet me më shumë doktoratura, të dhëna të vitit 2014

Ka më shumë doktorata të reja në mbarë botën

Shifrat e OECD-së gjithashtu tregojnë se numri i të diplomuarve të doktoraturës është rritur në mbarë botën në dy dekadat e fundit. Shumica e të diplomuarve janë nga vendet e OECD-së.
Ekonomitë e mëdha në zhvillim kanë zgjeruar kapacitetet e tyre të trajnimit të arsimit të lartë, thotë raporti, siç tregohet nga pozicioni i lartë i Indisë me 24300 doktorë shkencash.

Disa fusha shkencore janë më të popullarizuara në mesin e studiuesve të doktoraturës. Rreth 40% e doktoraturave të reja të dhëna në fushën e OECD-së janë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë dhe kjo përqindje rritet në 58% të të diplomuarve të rinj nëse përfshihen doktoratura në shëndetësi. Programet e doktoraturës janë veçanërisht të orientuara drejt shkencave natyrore dhe inxhinierisë në Francë (59%), Kanada (55%) dhe Kina (55%), sipas raportit.

Midis tendencave të tjera të përmendura në raport ishin digjitalizimi në rritje dhe ndërkombëtarizimi i kërkimit, duke futur një epokë të një ekonomie globale të dijes.

Burimi: World Economic Forum