MENU
klinika

Projekti

100 mln euro për unazën nga Farka në sheshin “Shqiponja”

19.08.2018 - 16:54

Segmenti i fundit i Unazës së Tiranës, ai që nis në Babrru dhe përfudon te “Kryqëzimi i Doganës”, po hyn në planet e qeverisë për t’u ndërtuar, por kjo do të kërkojë disa vite.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin, ku kërkon realizimin e studimit për segmentin nga “Bulevardi i Ri” deri në Laprakë, te sheshi “Shqiponja”.

Projektimi kushton rreth 250 mijë euro dhe firma do të ketë 30 muaj afat për ta realizuar. Kjo do të thotë se, së paku për dy vite e gjysmë punimet nuk do të nisin, duke e shtyrë në kohë përfundimin e krejt unazës.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e segmentit që lidh kryqëzimin e TEG-ut me “Bregun e lumit”.

Në plan është edhe ndërtimi i një mbikalimi te TEG-u dhe te sheshi “Shqiponja”, duke mundësuar kështu një lëvizje të pandërprerë në formë rrethore.

Edhe në aksin e parë, nga Dogana te “Pallati me shigjeta” do të ndërhyhet për të ndarë korsitë me shpejtësi, nga ato që lidhin rrugën me zonat e banuara.

 

Ndërtimi i të gjithë unazës pritet të kushtojë rreth 100 milionë euro, e kosto lidhet me vlerën e lartë të shpronësimeve, pasi vet unaza ka një gjatësi që nuk i kalon 22 kilometrat.

Projekti i “Unazës së Madhe” është planifikuar që në kohën e qeverisë komuniste të Adil Çarçanit, por edhe pse po prekim 30 vite nga ndërrimi i sistemeve, qeveritë e ndryshme nuk kanë arritur dot të përfundojnë një rrugë që e kanë pasur gati me letra.

E gjithë kjo kohë, përveç problemeve të mëdha me trafikun, ka shërbyer për të rritur kostot e shpronësimeve, pasi aty ku dikur kishte fusha, tani ka shtëpi të banuara./tch

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”