MENU
klinika

Përkujdes shembullor

5 mësime të vlefshme prindërimi nga Suedia

12.08.2018 - 08:16

NR. 1: Trajtojini djemtë dhe vajzat njësoj

Disa çerdhe në Suedi janë neutrale sa i përket gjinisë së të miturve. Çerdhet me neutralitet gjinie mund t’i mbrojnë fëmijët nga stereotipe të dëmshme.

NR. 2: Lërini fëmijët ta fillojnë shkollën më vonë

Në Suedi, fëmijët e fillojnë shkollën 7 vjeç. Më shumë vite lojë mund të parandalojnë vështirësitë në të mësuar më vonë në jetë.

Nr. 3: Kurrë mos i ndëshkoni fizikisht fëmijët tuaj

Suedia ishte e para që ndaloi me ligj goditjen e fëmijëve me shuplakë në vitin 1979. Kjo bëri që prindërit të gjenin mënyra të tjera më efektive për t’i disiplinuar fëmijët.

Nr. 4: Çojini fëmijët tuaj në kopsht

Përkujdesi i subvencionuar nga shteti përbën normë në Skandinavi. Kjo i ndihmon fëmijët të socializohen dhe i mundëson prindërve të kthehen sërish në vendet e tyre të punës.

NR. 5: Baballarët duhet të shpenzojnë të njëjtën kohë si nënat me fëmijët e tyre

Suedia ka ligjin e atësisë më bujar në botë. “Muajt e baballarëve” i ndihmojnë nënat të kthehen sërish në punë.

Çfarë mund të mësojë vendi ynë nga Suedia?