MENU
klinika

Protagonistja Arineta Mula

Alpinistja kosovare ngre flamurin shqiptar në malin më të lartë në Rusi

05.08.2018 - 19:06

Alpinistja kosovare Arineta Mula ka arritur sot të ngjitet në malin më të lartë në Evropë. Në një postim në Facebook, ajo ka treguar se e ka valuar flamurin shqiptar dhe kosovar për herë të parë në malin Elbrus në Rusi.

“Për Kosovën tonë. Sot në mëngjes, ora 08:15, arrita ngjitjen e malit më të lartë në Evropë, Elbrus 5642 metra. Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që më dorëzoi flamurin para nisjes, që sot për herë të parë valoi në malin Elbrus”, – ka shkruar ajo.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit