MENU
klinika

Nga ABBA tek ACE OF BACE

Anglishtja e këngëve “Pop”, shkruar nga suedishtfolësit

30.08.2018 - 13:21

Përktheu: Migena Elezi
Brezit të viteve ’93 padyshim që i kujtohet kënga “All That She Wants”, kënduar nga grupi suedez “Ace of Base”. Askush nuk e di se si i rezistoi kohës kjo këngë. Unë, që zakonisht i urrej këngë të tilla (porno-narkomane, kalimtare, kompjuterike), blej CD-në dhe e këndoj gjithë entuziazëm bashkë me të. Madje, mund ta luaj ende në kitarë edhe pas njëzet e pesë vjetësh.

Nuk e di pse më duket sikur po përsëris diçka të thënë e stërthënë me mijëra herë. Nervi i kësaj kënge jetoi falë një keqpërkthimi. Jo një keqpërkthim – më mirë të themi një shkarje. Refreni i këngës rrëshqet (e di përmendësh):

All that she wants
is another baby
she’s gone tomorrow, boy
a-a-all that she wants
is another baby
uh-uh-huh

Domethënia e synuar ishte “All that she wants is another lover” (ndaj kujdes, ti djalosh i ndjeshëm që mund të jepesh kokë e këmbë pas saj). Por natyrisht, asnjë anglishtfolës nuk e kupton në këtë mënyrë. Thuajse të gjithë pandehëm se kënga do merrte këtë këndvështrim të çuditshëm: “All that she wants is to get pregnant. She’s done this many times, and it’s what she’s doing now…”.

U desh një kohë e gjatë (shumë, shumë kohë) para se ta kuptonim se këto lirika ishin thjesht një alternativë e shkëlqyer e një anglishteje të dobët. Vërtet fjala Baby mund të përdoret për të nënkuptuar “dashnor”, por jo në këtë rast.

Prit, pse? Këto janë këngë lirike. A nuk nënkupton baby “e dashur” në këngët lirike?

Ever since my baby left me
I found a new place to dwell

I love rock ‘n’ roll!
so put another dime in the jukebox, baby!

Baby’s good to me, you know
she’s happy as can be, you know
she said so

E të tjera në vazhdim. Po: zakonisht nënkupton e dashur, por jo kur themi: “All that she wants is another baby”. Nëse funksionon kështu. Nëse thoni: “All that she wants is another baby”, do të thotë se ajo dëshiron të ngelet shtatzënë.

Pikërisht këtu qëndron edhe farmaku i gjuhës. Kjo është arsyeja se përse vijoj të them se askush nuk mund të flasë më shumë se një gjuhë. E vetmja mënyrë që dikush të flasë më shumë se një gjuhë është nëse prindërit e këtij personi flasin gjuhë të ndryshme. Në këto raste, ndoshta. Prindërit e mi flisnin gjuhë të ndryshme; megjithatë, kur flas spanjisht, vazhdimisht them gjëra të tilla si: “All that she wants is to get pregnant”. (Është shumë mbarsëse. Doja të thosha sikletosëse).

Tashmë, nuk e di se çfarë bëjnë suedezët që t’u mësojnë gjuhën angleze fëmijëve, por çfarëdo qoftë, askush nuk mund të thotë se bëjnë një punë të shkëlqyer. Pjesë e gjykimit që askush nuk e njollosi gabimin mbetet fakti, që gjithçka tjetër në këngë të jep përshtypjen e një kënge të pastër popi amerikan. Nuk do më kishte shkuar kurrë ndërmend se grupi do ishte suedez. Do duhej të ma thoshte medoemos dikush tjetër.

Ja, shikoni ABBA-at! Të gjitha tekstet e këngëve të tyre janë shkruar nga persona jo anglishtfolës. Shumicën e teksteve e shkroi Björni. Më herët bashkëpunuan me Stig, producenti i tyre (me mustaqet e verdha prej motoristi pak a shumë nga Motörhead). E dini, në këtë moment kam përpara librin e ABBA-ve – 541 faqe, duke përjashtuar indeksin. Doni ta dini se ku e mësuan anglishten ABBA-t? Në gjimnaz. Këto dhe regjistrimet e Beatles.

Ju duhet një hop për të mbërthyer një çmenduri të atillë. Ndoshta shpërthimi i tyre kryesor për të jetuar, anglishtja e tyre e vërtetë ishin këngët në anglisht. Ata ishin shumë, shumë të rrjedhshëm në këtë. Në të vërtetë, në të kënduar ata ishin shumë më të mirë në anglisht se shumica e anglishtfolësve mund të shpresonin ndonjëherë. Mendoni për shkathtësinë e kësaj rime: “Waterloo! / I couldn’t escape if I wanted to”. Nuk do mendonit se të huajt do të donin të ishin të aftë të kapnin majat me këtë. Ose shikoni nga afër diçka të tillë:

If you change your mind
I’m the first in line
honey, I’m still free
take a chance on me
If you need me
let me know
gonna be around
if you’ve got no
place to go
if you’re feeling down

Kjo janë gjëra ekspertësh. Nuk do të thotë shumë, shkëlqyeshëm – kjo nuk është e rëndësishme. Aftësia gjeniale qëndron tek përdorimi i sasisë së zanoreve dhe mënyra se si funksionojnë tekstet lirike si një medium i përsosur për ato dy zëra femërorë. Gjithë çështja mbetet në faktin se si hapet:

If you change your MIND
I’m the first in LINE
honey I’m still FREE
t’k’a chance on ME

Teksa dëgjon këngën të përhapet është njësoj si të shikosh akulloren e ëmbël teksa shtillet nga makineria: nuk është vetëm akullore me vanilje; ç’është e drejta është ngulitja tek fakti i kënaqshëm çfarëdo qoftë ajo, kështu kur e ngre levën e makinerisë, qëllimi thjesht merr natyrshëm atë gjarpërim të imët e ngacmues.

Shikoni, kjo është një metaforë e mirë. Nëse nuk ju pëlqen, heq dorë. Ose si thoni ta dëgjoni vetë këngën (lip-synched në Swiss TV në 1979). Atëherë nuk do të keni nevojë për ndonjë metaforë. Nuk do keni nevojë për asgjë.

Gjithsesi, për gjithë aftësitë e tyre gjeniale, vlen të theksojmë se nuk ishin indigjenë, kështu që u shndërruan në gabime gjuhësore. Kemi një gabim të lezetshëm në fillim të “Take a Chance on Me” kur kënga fillon të ngadalësojë ritmin dhe fjalët janë pikërisht kështu: “Take a chance on meeee”, dhe Agnetha merr frymë në mikrofon: “That’s all I ask of you, honey”. Herën e dytë, ajo vijon: “Gimme a break, will ya?”

Sot pa dyshim ABBA do të thoshte se nuk ishte kjo ajo çfarë kishin si qëllim. Ata kishin parasysh: “Give me an opportunity to prove myself” (çka nënkupton gjithë kënga). Dhe ju mund ta kuptoni se kishin ndërmend: “Gimme a break” do të thotë “gimme an opportunity”. (Prisni, çfarë nuk ka këtë kuptim? Jo.) Por shikoni, ashtu si me Ace of Base mendoni sa më sipër, kënga është përmirësuar nga gabimi. Papritmas, në këtë këngë të mbushur me lutje, ju e merrni këtë fazë në tonalitetin e pëshpëritjes së për oh-ik-pirdhu-dreqi ta hajë – sikur të thoni, me një vështrim të brengosur, nuk mund të buh-besoj që po më bën të përgjërohem në këtë mënyrë.

Disa shembuj të tjerë. Që në fillim të “The Name of the Game”:

I’ve seen you twice
in a short time
only a week since we started
It seems to me
for every time
I’m getting more open-hearted

“For every time” anglishtja është e pasaktë, por nuk bie aspak në sy. Shikoni “I’m getting open-hearted”. Björn, Benny dhe Stig menduan se do të thoshin “I’m exposing my heart more, becoming more candid, more vulnerable”. Konteksti e nxjerr fare mirë në pah. Mirëpo, në fakt, fjalia (ose në anglisht gjithsesi) nënkupton diçka si “I’m becoming more kind and worm ang generous”, çka nuk është e njëjta gjë. “I’m becoming more vulnerable” kundrejt “I’m becoming more generous” – është ndryshe. Megjithatë, askush nuk do t’ia dijë; është në fillim të këngës; ajo rrjedh bri jush.

Rasti i mëposhtëm është më kompleks (nga vargu i fundit i “Fernando”): “Now we’re old ang gray, Fernando/ since many years I haven’t seen a rifle in your hand”. Këtu po ndaloj. A është e mundur që ata ta kenë kanalizuar qëllimisht anglishten e huaj në atë drejtim për të përshtatur atmosferën e këngës? Kërkova pjesën tjetër të këngës, se mos gjeja diçka tjetër, dhe ndoshta (?) për diçka tjetër si kjo, dhe ndoshta ka paksa Spanglisht në referen:

There was something in the air that night
the stars were bright, Fernando
they were shining there for you and me
for liberty, Fernando
Though we never thought that we could lose
there’s no regret
if I had to do the same again
I would, my friend, Fernando

“There’s no regret” nuk është ajo që një anglishtfolës do të thoshte, por autori i poemës nuk duhet të jetë një anglishtfolës. I jam futur ta përkthej në spanjisht: no hay pesar. Por a është kjo ajo që njerëzit do të thoshin në spanjisht? A është kjo ajo ç’ka do thoshte im atë? Kam mbetur pa frymë.

Tani, nëse ka ndonjë psikopat në moshë madhore të ABBA-ve që e lexon këtë, e di se çfarë po mendoni: Ata e kanë regjistruar këngën edhe në spanjisht, gjithashtu, e di. Ishin të bujshëm në Amerikën Latine. Pra, çfarë thonë tekstet në versionin spanjoll?

Way ahead o’ ya, Marge. Ja se çfarë thonë:
Algo había alrededor quizá
de claridad, Fernando
que brillaba por nosotros dos
en protección, Fernando
No pensábamos jamás perder
ni echar atrás
si tuviera que volverlo a hacer,
lo haría ya, Fernando

Nuk ka asgjë për të ndier keqardhje. “We never thought we’d lose or back out”. Dhe gjithsesi, teksti në spanjisht nuk ka asnjë autoritet! Kushedi kush i shkroi këto gjëra.

Por po bëhet vonë. Para se ta mbyll këtë histori, dua të theksoj se ishin miliona video të njerëzve në YouTube të ABBA-ve intervistuar në gjuhën angleze. Nëse shikoni nga ato të fundit, të themi, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet, është kënaqsi teksa sheh nivelin aktual të anglishtes së Björnit në veçanti. Ai tingëllon – dhe madje duket! –si Rex Harrison My Fair Lady. Kjo është e drejtë: djali që shkroi fjalët e “Gimme! Gimme! Gimme! (A Man After Midnight)” është bërë profesori Higgins. Oh, dhe diçka tjetër: nisur nga ky vit, duket se ABBA-t janë rikthyer së bashku, madje po bëjnë një tur si hologramë apo diçka të tillë. Higgins, Pickering dhe dy Elizat …

Po më mbaron koha. Kalërues, shtrëngo frerët. Urimi për pjesën tjetër, kujdesuni për veten.

Anthony Madrid

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit