MENU
klinika

ALASTAIR CAMPBELL

Anna Wintour, “djalli” i modës

30.08.2018 - 10:11

Duhet ta pranoj, se duke qenë se kam vetëm tri palë këpucë – një palë të zeza, një palë kafe dhe një palë të përditshme – nuk di asgjë nga bota e modës, megjithatë për Anna Wintour-in kam dëgjuar prej kohësh “interesi për të kapërcen brezat, – më thotë fqinja ime, një stiliste re, – Wintour-i është gruaja më e rëndësishme në botë. Gratë e moshës sime i referohen shpesh si ‘ikonë e modës dhe e kulturës’, kur duan të përshkruajnë ndikimin e saj në të”.

Ky interes shtrihet në të dyja anët e Atlantikut (duke pasur parasysh se i ati ishte britanik, ndërsa e ëma amerikane) shoqëria londineze e sheh si pjesë të vetën, ndërsa amerikanët, pas përvojës së saj 26 vjeçare si botuese e American Vogue-it dhe kontributeve të saj në jetën, artin e politikën e vendit të tyre, si pjesë të tyren.

Figura e saj është kaq e madhe, saqë e kapërcen industrinë e saj para se ta takoja nga afër, dëgjova opinione të ndryshme dhe kuptova diçka që për të tjerët ishte krejt e qartë, pavarësisht se mua, as që më kishte shkuar në mendje pra:

ajo është nga ata njerëz të rrallë, emri i së cilës është bërë një lloj marke, diçka shumë më e madhe nga ajo që mbart një titull pune, qoftë ky edhe “botuese e American Vogue apo (që nga 2013) drejtuese artistike e condé nast” ishte për t’u habitur si mund të mblidheshin bashkë alë të tilla, si ikonë, risiprurëse, e frikshme, e fuqishme, e hollë, elegante, gjë që tregonte, se pavarësisht në e pëlqenin apo jo, e admironin apo e përçmonin, të gjithë, në thelb, kishin thuajse të njëjtën ndjesi për të megjithatë, dyshoj se një pjesë e këtij perceptimi, vjen ngaqë njerëzit nuk janë vërtet të sigurt enigmat e fitores janë veçanërisht interesante.

Kjo bëhet tejet e dukshme sidomos në kohën e medias sociale, kur njerëzit hedhin vullnetarisht kaq shumë informacion për veten, saqë nuk mbetet dhe aq për të ditur apo për të marrë me mend ajo është Banksy i botës së modës – i shohim goxha prej punëve, por pak nga karakteri, çka shkon në dobi të saj, ashtu sikurse qasja ekstreme e veprave shkon në dobi të artistit të grafitit.

Ditën kur takova Wintour-in, në katin e dymbëdhjetë, në zyrën e saj në Times Square, do mbaja një fjalim në një konferencë sporti dhe, tashmë, fjalët për takimin ishin përhapur. U gjenda i befasuar nga interesi që shkaktonte kjo, si tek gratë, ashtu dhe tek burrat: “Dëgjova se takuat Anna Wintour- in si t’u duk ajo në të vërtetë?”. Pjesa “në të vërtetë” në këtë pyetje, kishte domethënien e saj. Ajo tregonte se pyetësi ia kishte idenë personit, por s’ishte aspak i sigurt, se kush ishte ai në të vërtet. Kjo ndodh kur dikush vishet me mitologji dhe kalon nga të qenit interesant, në të qenit ikonë. Dikush tjetër thoshte se ajo ishte tejet e ftohtë dhe pak e frikshme. Ajo s’kishte asnjërën nga këto. Sigurisht, ishte deri diku e rezervuar, por pa dyshim që s’i mungonte ngrohtësia dhe humori nuk më la përshtypjen e dikujt që i pëlqente të iste vetëm vetë, çka ishte më tepër pjellë e mitologjisë. Ndoshta ngase intervista u zhvillua vetëm pak pas mbarimit të sezonit të ragbisë, ajo më kujtoi Jonny Wilkinson-in, për nga mënyra si iu përgjigj pyetjeve që synonin nënvizimin e pikave të saj të forta, me lëvdata për ekipin e saj. Kjo nuk shkonte aspak me reputacionin e saj si e frikshme, e ashpër dhe që s’hapte rrugë. Ajo thoshte se i pëlqente e September Issue, dokumentari më i madh bërë ndonjëherë për Vogue, për faktin se ai ishte “i mirë për Grace- in”. E kishte fjalën për Grace Coddington-in, e cila kishte qenë gjithnjë përkrah Wintour-it, gjatë karrierës së saj si drejtoreshë artistike.

“E kam ditur gjithmonë që ajo është një gjenialitet krijues, por qe e mrekullueshme që gjithkush mundi ta shihte këtë”, thotë ajo për kolegen e saj 73 vjeçare. Shtatëdhjetë e tre! Është mbresëlënës fakti, që këto dy gra që i japin kaq shumë botës së modës, e që kanë kaq shumë ndikim mbi të rinjtë, janë të dyja në moshën e pensionit. Karl Lagerfeld-i, drejtuesi krijues i Chanel dhe i preferuari i Wintour-it në fushën e modës, është edhe më i moshuar. “Meqë po flisni për kohëzgjatjen” thotë Wintour, “Ja ku e keni një burrë 80-vjeçar, që drejton një kompani multibilionë dollarëshe dhe vazhdon të jetë krijues. Kompania po hiqte keq kur e mori në dorë, dhe ai, sërish e sërish, e krijoi nga e para. Ai është në mënyrë brilante kreativ, i interesuar për gjithçka, shumë-gjuhësh, piktor, shkrimtar, ilustrues librash, disenjator, drejtor filmi, një udhëheqës i vërtetë… në botën time, një udhëheqës i vërtetë”.

Kur e takon dhe flet me njerëzit që e njohin apo punojnë për të, mëson se ajo që e ka bërë të suksesshme për një kohë kaq të gjatë, përmblidhet në tog fjalëshin “udhëheqëse e vërtetë” – diçka që ajo vetë ngurronte ta thoshte për veten. “Ma kishte marrë mendja se tema e risive – meqë moda ka gjithmonë lidhje me të renë – do të ishte fusha më e frytshme e diskutimit. Por sa më tepër flisnim, aq më shumë ndihesha se isha me dikë, forca e vërtetë e të cilit qëndronte tek aftësia për të udhëhequr, sipas shprehjes “punë-shumë e fjalë-pak”, gjithnjë e më mbresëlënës për shkak të përmasave – ajo është vërtet trupvogël – e të sjelljes së vet, ndonjëherë tejet të ndrojtur.

E ripashë dokumentarin e September Issue një natë para se ta takoja. Lexova komentet e regjisorit të filmit, R. J cutler, që thoshte: “mund të bësh një film në Hollivud edhe pa pëlqimin e Steven Spielberg, mund të publikosh një software në Silicon Valley edhe pa pëlqimin e Bill Gates-it, por është e qartë se s’mund të kesh sukses në industrinë e modës pa pëlqimin e Anna Wintour-it.” Kjo është vërtetë një pozitë e fuqishme udhëheqësi. Atëherë, pyetja që shtrohet është: si ta përdorësh atë? Dhe si ta ruash atë, në një botë ku gjithçka ndryshon e lëviz?

Përshtypja që më la lajmi, ishte se emri i saj – faktori Anna – dukej se vepronte si forcë nxitëse, si tek njerëzit brenda revistës, ashtu edhe tek ata jashtë saj. Kjo nuk duhet të nënvlerësohet dhe tregon fuqinë e reputacionit. Mendoni sërish Wilkinson-in: edhe Dan Karter i All Blacks, që është ndoshta mesfushori më i mirë i kohës së tij, ka thënë se çdo lojtar që sheh emrin e Johny Wilkinson-it në listën e lojtarëve të skuadrës kundërshtare, ndjen menjëherë një disavanazh. Kujtoni lojtarët që kanë parë Alex Ferguson-in, tek hyn në zonën teknike të fushës dhjetë minutat e fundit; qeveritë e bizneset që dëgjojnë se George Sorros-i po interesohet për çështjet e tyre; kujtoni çfarë ndodhi kur Ben Ainslie mbërriti në fund të ditës, në përpjekje për të shpëtuar fushatën e Kupës së Amerikës – qe prania e tij që i ktheu gjërat mbrapsht, një nga kthimet më të mëdha të të gjitha kohërave. Reputacioni është një monedhë tejet e fuqishme e tores. Wintour ka shumë prej tyre në bankë.

Në dokumentar, ajo të krijonte, gjithashtu, edhe përshtypjen e një njeriu që reagon shpejt dhe në mënyrë instiktive, bazuar në këndvështrime shumë të qarta për gjërat që i pëlqejnë ose jo. Megjithatë, nën vendosmërinë e saj fshiheshin ndoshta më shumë se një shenjë dobësie. Ana e shpejtë instiktive, tregon se ajo mund të reagojë vërtet me forcë e gjallëri. Deri diku, kjo është pjesë e karakterit të saj, por është gjithashtu, edhe rezultat i mësimeve që ajo ka marrë në fillim të karrierës së vet, gjatë punës për një shefe me një stil udhëheqje krejt tjetër.

Ajo nuk e tregon se kush ishte, por rrëfen se prej saj mësoi si nuk duheshin bërë gjërat. “Qe tmerrësisht e pavendosur. I duhej shumë kohë të merrte një vendim, të cilin më pas, ditë ose jave më vonë, do ta ndryshonte. Prej saj mësova që gjëja më e rëndësishme ishte vendosmëria dhe, sigurisht, transmetimi i saj tek ata që punojnë për ty. Është si prindërit me fëmijët: kur prindërit janë të paqartë, atëherë fëmijët janë të pasigurt – kështu që bëhuni të qartë, bëhuni të sigurt. Edhe nëse s’jeni i sigurt për vete, shtiruni sikur jeni, sepse e bën më të lehtë për gjithë të tjerët. Përgjithësisht, njerëzit ngurrojnë. Unë vendos shpejt. Mendoj, se i ndihmon ata që punojnë për ty. Bota në të cilën jetojmë është e lidhur me instinktin dhe të qenit i shpejtë e reagues.” Pohimi që unë arrita t’i marr asaj mbi forcën e drejtimit që e shquante, ishte: “Jam tejet e organizuar dhe jam deleguese shumë e mirë. Njerëzit punojnë më mirë kur kanë përgjegjësi. Ne flasim për atë që duhet bërë dhe qysh atë çast unë e quaj të kryer. Më pëlqen të di çfarë ndodh, por nuk bëj kontrolle dyfishe apo trefishe”. Ajo thotë se nën të, në organizatë, ka “njerëz shumë të zgjuar, të cilët mund të bëjnë gjëra që unë s’i bëj dot. Unë nuk jam aspak krijuese”.

Kjo mu duk modesti paksa e rreme, ndaj këmbëngula që ajo s’mund të pretendonte se i mungonte shpirti krijues, kur për dy ose më shumë dekada, kishte nxjerrë një revistë që kishte ndihmuar në përcaktimin e një epoke. Por ajo qe e prerë. “Unë s’di të bëj gjë prej gjëje. S’di të bëj një fustan. S’mund të shkrep një aparat për të marrë një foto. S’mund të shkruaj ndonjë tekst. I admiroj shumë ata që i bëjnë këto, sepse s’ia kam idenë nga t’ia filloj. Unë shkoj gjithmonë pas talenteve të të tjerëve. Nuk jam unë talenti.”

Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!