Cermonia e varrimit për Aretha Franklin do të zhvillohet në kishën ku iu dha lamtumira aktivistes Rosa Parks.
Mesha ku pritet të jetë i pranishëm edhe çifti Obama do të mbahet më 31 gusht në kishën e famshme Greater Grace Temple në Detroit, e njëjta ku u përcoll për në banesën e fundit figura simbol e lëvizjes për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.
Sipas agjentit të këngëtares kanë konfirmuar pjesëmarrjen Michelle dhe Barack Obama për të cilët “Lady of Soul’ këndoi në 2015-ën, teksa kishte refuzuar Donald Trump.
Aretha Franklin, një nga zërat më të spikatur të muzikës botërore e mbiquajtur “mbretëresha e soulit” u nda nga jeta më 16 gusht në moshën 76 vjeçare.
Kisha që ndodhet në qytetin ku Franklin jetoi (kish lindur në Memphis në 25 mars të 1942) ka një kapacitet prej 4.000 vendesh.
Detroit, kryeqyteti i automobilave do të nderojë artisten duke e vendosur arkmortin për homazhe, në datat 28 dhe 29 gusht në muzeun Charles Wright, kushtuar historisë së afroamerikanëve.